Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka ka bërë publik një denoncim të ardhur në adresë të tij, në lidhje me kryetarin e Bashkisë Divjakë, Josif Gorrea, ku ky i fundit akuzohet për përdorim të kokainë, si dhe shoqërohet me persona të cilët merren me ‘shtëpi bari’, drogë dhe gjobëvënie.
‘Shtëpi bari, drogë, gjobëvënie. Ky është rrethi që shoqëron kryebashkiakun e Divjakës, Josif Gorrea, në "aktivitetet" e tij’, shkruan Noka në Facebook.
Postimi i plotë:
Narkoregjimi në kontekstin lokal
Shtëpi bari, drogë, gjobëvënie. Ky është rrethi që shoqëron kryebashkiakun e Divjakës, Josif Gorrea, në "aktivitetet" e tij. Paratë e trafikut të drogës sponsorizojnë partinë e tyre politike dhe korrin "suksese" elektorale.
Denoncim nga qytetari
© SYRI.net