Ish deputeti i partisë së Lirisë Petrit Vasili ka reaguar me një shënim në faqen e tij në facebook për situatën në të cilën ndodhen rrugët dytësore në Tiranë.
“Ndonëse zhvaten pa mëshire dhjetëra milionë euro për taksën e mirëmbajtjes nga xhepat e shqiptarëve rrugët vazhdojnë të jenë për faqe të zezë”.
“Jo larg por brenda Tiranës”. Shkruan Vasili.
Mesazhi:
Rrugët dytësore Tiranë - Durrës në mizerje, por taksën e mirëmbajtjes jua rrëmbejnë qytetareve!
E pabesueshme, por e vërtetë.
Ndonëse zhvaten pa mëshire dhjetra milionë euro për taksen e mirëmbajtjes nga xhepat e shqiptarëve rrugët vazhdojnë të jenë për faqe të zezë.
Jo larg por brenda Tiranës.
Të gjitha rrugët dytësore të cilat lidhin qindra aktivitete tregtare e shërbime në të gjithë zonën e ku ndodhet Tregu i Perimeve me shumicë, QTU, NOVA, Brunes, Megatech, WEB University etj etj rrugët janë për turp.
Në të njëjtën gjendje katastrofike janë edhe rrugët dytësore prapa Megatek.
Po kështu rruga dytësorë Vorë- Kashar është në një gjendje të turpshme.
Ndonëse gjithë këto biznese mbushin arkën e shtetit me miliona euro taksa e tatime dhe mijra e mijra qytetarë i frekuentojnë ato rrugët lidhëse janë një faqe e zezë.
Këto rrugë dytësore janë kaq të rëndësishme edhe për të ulur ngarkesën e akseve kryesore, por qeveria ka objektiv veç vjedhjen dhe asgjë tjetër ndaj nuk ndërhyn për ti rikonstruktuar ato.
Kjo ministri infrastrukture palaço dhe hajdute nuk i hedh sytë, por vetëm rrëmben taksa dhe i vjedh me tendera.
Po si mundet që këta legena që dalin nëpër konferenca shtypi dhe flasin për suksese bashkë me zullapin 2 m të gjatë nuk turpërohen për këto rrugë si në Kandahar.
Dilni o faqezinj të qeverisë dhe shikoni këto rrugë dytësore dhe vini dorë se latë nam.
© SYRI.net