Pas u lodh duke bërë propagandë me shqiptarët që kanë mbetur akoma ne Shqipëri radha është e atyre që jetojnë jashtë Shqipërisë.
Mbyllja e portës nga Bashkimi Evropian për Ramën dhe qeverisjen e tij duke se e ka tensionuar shumë kreun e qeverisë. Pasi manipulimet dhe mashtrimet nuk po i funksionojnë më me ndërkombëtarët të paktën me shqiptarë i përsërit shpesh, e herë i zënë vend e herë jo.
Kryeministri Edi Rama deklaroi se Shqipëria ka bërë hapa përpara dhe se është më afër se kurrë mundësisë për tu ulur në tryezën evropiane.
“Sot preket më sy; më afër se kurrë për ta ulur Shqipërinë në tryezën evropiane si të barabartë”, u shpreh ai.
Pra premtimi i madh i Ramës që nga 2013 edhe pse e ka integruar Shqipërinë nja 4-5 herë duke hapur shampanje e duke ndarë dekorata, sërish është i njëjtë. “Jemi me afër se kurrë”. Në të vërtetë afër jemi se në Evropë jemi fizikisht por politikisht me larg se kurrë. Dhe arsyeja e vetme pse jemi larg është se në krye te qeverisë është rilindja, Rama dhe banda e tij e hajdutëve dhe të korruptuarve.
Rama: Sot preket më sy më afër se kurrë për ta ulur Shqipërinë në tryezën evropiane si të barabartë. Sot kur shqiptarët janë sa brenda edhe jashtë, besoj Shqipëria është në të përpjetën e fundit drejt bashkimit të shumë-ëndërruar me Evropën. Ndryshimi më i madh i kësaj dekade edhe falë reformave transformuese. Kemi kaluar në një Shqipëri që përpiqet të përmirësohet. Nga një Shqipëri që përpiqej të pranohej, në një Shqipëri që pranohet si kurrë më parë në arenën ndërkombëtare.
Harron kreu i rilindjes se në qeverisjen e PD, Shqipëria u pranua në NATO dhe mori liberalizmin e vizave nga kjo BE që sot i ka mbyllur edhe dyert por edhe dritaret mbrojtësit të Ballukut.
“Por duhet thënë që kjo nuk është më një ëndërr e largët”, tha mes të tjerash Rama. Por Ëndërr ngelet sa të jetë rilindja në qeverisje. BE e ka kaluar Shqipërinë në plan të dytë./a.n/
© SYRI.net