Pas një seance maratonë 12-orësh, mazhoranca socialiste ka miratuar me 76 votat e PS, projekt-ligjin për Portet Turistike, duke i hapur rrugë abuzimeve nga ana e pronarëve të resorteve turistike, pasi me këtë ligj, ata do kenë edhe portin e tyre privat, edhe pse mund të mos plotësojnë kriteret dhe kushtet ekonomike apo të sigurisë.
Këtë projekt-ligj e ka kundërshtuar opozita duke votuar kundër në Kuvend, sipas së cilës, Edi Rama po favorizon investitorët e tij strategjikë, duke i mundësuar të kenë të përfshirë në investimin e tyre edhe portet private turistike, edhe pse mund të mos i plotësojnë kushtet dhe kriteret e kërkuara.
© SYRI.net