VIDEO/ Në Shqipëri taksohen dhe taksat, Lika: Këtu paguajnë taksë qarkullimi dhe ata që s'kanë makinë

18:53, 08/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Ekspertja e çështjeve ekonomike, Meri Lika, e ftuar në emisionin Task Force me Sonila Meçon në SYRI TV, ka kritikuar mënyrën se si funksionon taksa e qarkullimit në Shqipëri.

Sipas Likës, taksa e qarkullimit është futur fillimisht në çmimin e naftës në 2011, fillimisht me vetëm 7 lek, më pas u rrit në 2014 në 10 lek dhe sot kap vlerën mbi 20 lek.

Ekspertja thekson se Shqipëria është i vetmi vend që takson taksën, pasi TVSH-ja llogaritet mbi çmimin e karburantit ku janë përfshirë edhe akciza dhe taksa e qarkullimit.

‘Është e rëndësishme që qytetarët të kuptojnë se taksën e qarkullimit e paguan jo vetëm kush përdor makinë, por edhe ata që përdorin karburant për gjeneratorë, bujqësinë apo transport ushqimesh,’ tha Lika.

‘Do thosha këtë, që në 2011-ën është futur taksa e qarkullimit në çmimin e naftës dhe ka qenë vetëm 7 lek. Pastaj, në 2014-ën është rritur dhe është bërë 10 dhe sot e kemi 20 e ca. Dhe është i vetmi vend i cili takson taksën. Sepse nuk ka taksim mbi taksat.

Sepse i shtohen çmimit akcizën, i shton taksën e qarkullimit dhe mbi këtë llogaritet TVSH-ja.

Tani në rajon të gjithë kanë reaguar, siç tha dhe Andi. Serbia për shembull i kontrollon çmimet dhe nuk lejon rritje të çmimeve më tepër sesa përcakton shteti, por dhe rimburson bujqit apo të tjerët.

Duhet të sqarojmë qytetarin vetëm për një gjë, se mund të mendohet që taksën e qarkullimit e shpenzojnë vetëm ata që nisin makina. E shpenzon dhe ai bujku që përdor gjenerator, por kushdo që përdor karburant i cili nuk është e domosdoshme që është për makinë.

Jo, domethënë, sipas shpjegimit të kryeministrit dhe të ministres Delina Ibrahimaj ishte që kush konsumon më shumë karburant, ai do paguajë dhe më shumë. Jo, e ka edhe ai furgoni që na sjell ushqimet nëpër supermarkete, po e ka edhe kur të prihen dritat që ti vendos gjeneratorin dhe ai e paguan një taksë qarkullimi, ndërkohë që ai nuk po qarkullon fare në rrugët e Shqipërisë.

Dhe taksa e qarkullimit duhet të ishte ashtu siç ka qenë dikur, mbi makinë. Por dhe në qoftë se nuk mbahet mbi makinë, të paktën të jetë në kufijtë që ka qenë në 2011-ën dhe jo në kufijtë që ka arritur tani’, u shpreh Meri Lika ndër të tjera në SYRI TV.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco