Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 25-të e protestës qytetare, kërkohet dorëheqja e Edi Ramës

Pasi vodhi me Ballukun 50 milionë euro, Rama do i vendosë traun tunelit të korrupsionit

Pasi vodhi me Ballukun 50 milionë euro, Rama do i vendosë traun tunelit të korrupsionit

10:16, 06/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Pagesa në Tunelin e Llogarasë do të nisë nga 100 lekë për motoçikletat dhe maksimumi do të jetë 5 mijë lekë për mjetet e tonazhit të rëndë. Për autoveturat tarifa e kalimit do të jetë 250 lekë, ose 500 lekë vajtje-ardhje

Brenda këtij muaji pritet aplikimi i tarifave në Tunelin e Llogarasë ose tunelit të korrupsionit, duke i dhënë fund periudhës së kalimit pa pagesë. Punimet për vendosjen e sistemit të pagesës kanë hyrë në fazën përfundimtare, ndërsa gjatë ditës së sotme janë zhvilluar testet e fundit për funksionimin e plotë të pajisjeve. Kamerat e sigurisë, sistemet elektronike të kontrollit dhe infrastruktura mbështetëse po verifikohen për të garantuar një proces të rregullt në momentin e nisjes së tarifimit.

Pagesa do të nisë nga 100 lekë për motoçikletat dhe maksimumi do të jetë 5000 lekë për mjetet e tonazhit të rëndë. Për autoveturat tarifa e kalimit do të jetë 250 lekë, ose 500 lekë vajtje-ardhje, 500 lekë për mjete me karroceri, 1000 lekë për furgonë dhe autobusë.

Vendosja e tarifës pritet të shoqërohet me reagime nga qytetarët dhe udhëtarët, të cilët deri më tani e kanë përdorur tunelin pa pagesë. Ndërkohë, mbetet për t’u parë nëse do të ketë lehtësi apo karta të posaçme për banorët rezidentë.

Për shkeljet me tenderin e ndërtimit të Tunelit të Llogarasë, SPAK ka marrë të pandehur ish-zv.kryeministren Belinda Balluku, bashkë me ish-kreun e ARRSH-së, Gentian Gjyli dhe Erald Elezi, ish-drejtor i Drejtorisë së Planifikimit Strategjik dhe Operacioneve. Të tre akuzohen për shkelje të barazisë me tenderin me vlerë 190 mln euro.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco