PD Gjirokastër: Degradim alarmant në Universitetin ‘Eqrem Çabej’, nepotizëm dhe kapje politike!

PD Gjirokastër: Degradim alarmant në Universitetin ‘Eqrem Çabej’, nepotizëm dhe kapje politike!

19:18, 01/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

PD, Dega Gjirokastër ka reaguar ashpër pas degradimit të Universitetit ‘Eqrem Çabej, në atë që e cilëson si nepotizëm dhe kapje politike të institucionit më të lartë arsimor në këtë qark.

Zëdhënësi i PD Gjirokastër, Armando Rabi shprehet se nga një tempull dijeje, universiteti është kthyer në një zyrë punësimi për militantë dhe të paaftë nga ana ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, njëkohësisht deputete e PS në këtë qark.

Teksa foli me emra për nepotizmin dhe kapjen politike të Universitetit, Rabi theksoi gjithashtu se ky nuk është më thjesht problem, porse një alarm kombëtar për arsimin

Reagimi

Shikoni se si ka degraduar Universiteti “Eqerem Çabej”! Gjirokastër

Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, njëkohësisht deputete e PS në qarkun Gjirokastër, po e çon drejt shkatërrimit Universiteti Eqerem Çabej.

Me emërime klienteliste, me nepotizëm të hapur dhe me individë pa asnjë meritë profesionale, universiteti po zhvishet nga misioni i tij.

Nga një tempull dijeje, është kthyer në një zyrë punësimi për militantë dhe të paaftë.

Madje, me emrin e saj në krye të Universitetit është vendosur si administrator Sem Golemi, i cili njëkohësisht përmendet si kushëri i Flamur Golemit duke thelluar edhe më shumë perceptimin për nepotizëm dhe kapje të institucionit.

Partia Demokratike Dega Gjirokastër e denoncon me forcën më të madhe këtë akt të shëmtuar dhe gjendjen ku Partia Socialiste e ka çuar qytetin e Gjirokastrës.

Ky nuk është më thjesht problem  është alarm kombëtar për arsimin!

Kur universitetet bien në këtë nivel degradimi, bie edhe e ardhmja e një brezi të tërë.

Universiteti “Eqrem Çabej” nuk meriton të përdhoset në këtë mënyrë. Arsimi nuk është pronë politike!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco