Gazetari Andi Tela, i ftuar në emisionin ‘Task Force’ me Sonila Meço në SYRI TV, ka komentuar dokumentarin investigativ të RAI-t që trajton rolin e grupeve shqiptare në trafikun ndërkombëtar të drogës dhe investimin e fitimeve në Shqipëri.
Sipas Telës, dokumentari paraqet një realitet të njohur për publikun shqiptar, ku personazhet kryesorë janë gazetarë dhe figura të njohura të fushës. Ai theksoi se, megjithëse ekzistojnë mekanizma ligjorë për kontrollin e ekonomisë informale, problemi kryesor mbetet moszbatimi i tyre.
Tela ngriti shqetësimin për raste kur kompani të sapokrijuara, pa histori financiare apo eksperiencë, arrijnë të marrin leje për projekte të mëdha ndërtimi, duke ngritur dyshime mbi burimin e financimit dhe procesin e miratimit.
Sipas tij, këto investime shërbejnë për pastrimin dhe ‘parkimin’ e parave të paligjshme, ndërsa klientët kryesorë janë individë që përfitojnë nga korrupsioni. Kjo situatë, theksoi ai, ndikon drejtpërdrejt në rritjen e çmimeve të pronave dhe krijimin e një hendeku të thellë ekonomik mes qytetarëve.
Në analizën e tij, Tela e lidh rritjen e këtyre kapitaleve me periudhën 2014–2015, kur kultivimi i kanabisit u përhap gjerësisht, duke u dhënë grupeve kriminale kapital fillestar që më pas u investua në ndërtim.
Ai ngriti pikëpyetje mbi funksionimin e institucioneve ligjzbatuese, përfshirë SPAK, duke sugjeruar se hetime më të thelluara do të mund të zbulonin lidhjet mes trafikut ndërkombëtar dhe investimeve në sektorin e ndërtimit në vend.
‘Dokumentari tregonte një realitet që ne e njohim dhe artikulojmë përditë. Edhe personazhet kryesorë ishin të gjithë shqiptarë, gazetarë, zoti Preç e të tjerë.
Kishte dy pjesë dokumentari. Një pjesë tregonte niste nga Italia. Po. Kapja e një sasie të madhe kokaine, e cila kishte mbërritur në Itali nga portet e Roterdamit dhe të Anversës, nga Kolumbia dhe nga Ekuadori, por të gjithë këtë rrugën e kishte kryer një grup shqiptarësh. Pra shqiptarët që kishin arritur, siç e dimë të gjithë ne, në majën e trafikut, organizatorë të trafikut.
Këtë shpjegonte. Dhe pastaj e pyesnin prokurorin italian, po mirë pse këta shqiptarët u bënë kaq të rëndësishëm dhe kaq të fuqishëm? Sepse ata paranë kanë ku ta çojnë.
Pra paranë që grumbullojnë atje, e sjellin në Shqipëri, mbi të gjitha në Tiranë dhe investojnë në Tiranë. Edhe në resorte. Dhe çfarë prodhon kjo? Ne i kemi të gjitha mekanizmat edhe ligjet për ta kontrolluar ekonominë e paligjshme. I kemi të shkruara të gjitha. Problemi është se nuk zbatohen. Sepse Afromonçi nuk mund të zbatohet nëse ti merr një kompani të krijuar para pesë ditësh, e cila arrin të marrë një leje ndërtimi për të ndërtuar një kullë 30-katëshe.
Pa background, pa bilance, pa histori të saj të ndërtimit, pa bilance, pa... Pra, ajo thotë, unë e kam kompaninë të themeluar me 1 milionë lekë të vjetra dhe do të ndërtoj një kullë që bën 100 milionë euro. Pra kush e jep lejen kësaj kompanie? Dhe kush janë personazhet e kësaj kompanie që arrin të marrin leje? Kjo shpjegon fare mirë se si paraja vjen nga jashtë dhe investohet këtu brenda.
Pastrohet dhe parkohet. Investim është. Klientët kush janë? Klientët janë këta që përfitojnë nga korrupsioni në vend. Këta janë klientët e kullave dhe të edhe ndërtimeve të reja. Prandaj çmimet janë të larta. Po. Ti duhet të jesh bosh, se kur themi përfitim pra gjysmat i ke bosh. Prandaj çmimet janë të larta dhe prandaj me kalimin e viteve, këtu krijohet disniveli mes atyre që kanë shumë para dhe nuk pyesin fare për çmimet sado të rriten, dhe pjesës tjetër të popullsisë e cila nuk është në gjendje të arrijë këto çmime dhe ankohet përditë se pse rriten çmimet.
Dhe po në këtë dokumentar shpjegonte fare mirë dhe thoshte, këto para filluan të rriteshin nga momenti kur atje kultivuan hashashin dhe marihuanën. Pra nga 2014-2015, të gjithë Po. këto grupet kriminale që investuan te hashashi dhe te marijuana, që u lejua gjerësisht, fituan kapital dhe nga aty dhe gjithë paratë i fusin në beton. Dhe askush nuk i kontrollon.
Këtu pastaj, ne mund të ngremë pikëpyetjen e mosfunksionimit të organeve, por edhe të SPAK-ut, i cili të paktën në një rast të vetëm, do kishte mundur të zbulonte se si paratë e ardhura nga jashtë, nga trafiku, investohen nëpër këto kulla’, tha ndër të tjera gazetari Andi Tela në SYRI TV.
© SYRI.net