Çmimi i lartë i karburanteve në Shqipëri nuk është pasojë vetëm e tregjeve ndërkombëtare, por një kombinim i taksimit të lartë nga shteti dhe një tregu që funksionon në kushtet e oligopolit. Kjo ishte analiza e ekspertit të ekonomisë, Dorian Teliti, i cili në një intervistë në edicionin e lajmeve të mesditës në SYRI TV me moderator Arnold Kariqi, zbërtheu strukturën e çmimit të naftës, duke nxjerrë në pah se pjesa dërrmuese e tij nuk lidhet me koston reale të produktit.
Sipas Telitit, çmimi që paguajnë qytetarët shqiptarë në pikat e karburantit përbëhet në masën 60% nga taksat që mbledh shteti dhe vetëm 40% përfaqëson të gjithë zinxhirin e kostove të tjera. Në këtë 40% përfshihet një proces kompleks që nis me nxjerrjen e naftës bruto, transportin ndërkontinental me anije, përpunimin në rafineri, transportin sërish drejt Shqipërisë, shpërndarjen brenda vendit, si dhe fitimet e kompanive të mëdha importuese dhe të pikave të shitjes me pakicë.
Dorian Teliti: Shumë qartë dhe shumë thjeshtë. Çdo mall transportohet. Transportohet nga jashtë, brenda Shqipërisë, po dhe vetë brenda, në qoftë se prodhohet brenda Shqipërisë, bëhet brenda territorit. Çdo mall që transportohet ka nevojë për makinat, për furgonat, për automjetet. Automjetet furnizohen me karburant. Çmimi i karburantit është mbi 2.2 euro sot, 220 e ca lekë. Është rritur me 500 lekë krahasuar me këtu e katër javë më parë. Kosto shtesë për transportin, zinxhir, kthehet, çmim më i lartë për produktin. Problematika që ngriti sot kryetari i opozitës ishte, ky tregu i sektorit të hidrokarbureve në Shqipëri, në çfarë regjimi funksionon? Funksionon në regjim të konkurrencës së lirë dhe të ndershme dhe që ky është çmimi real që duhet të ketë tregu shqiptar, apo funksionon jo bazuar në rregullat e konkurrencës së lirë dhe të ndershme, apo e thënë ndryshe në pozicion monopol apo pozicion oligopol i midis disa aktorëve të tregut.
Duhet të jemi të qartë për publikun. Çmimi i karburantit sot në Shqipëri përbëhet 60% nga taksa dhe 40% nga pjesa tjetër. Apo e thënë ndryshe, ai që e nxjerr naftën atje në një vend të caktuar X, që e nxjerr nga pusi i naftës, që e fut që e depoziton në ato fuçitë, naftën bruto, që e transporton deri tek anijet e mëdha naftëmbajtëse, që ato anije pastaj bëjnë atë rrugën e tyre të gjatë nëpër oqeane, nëpër dete që shkojnë deri te rafineritë. Rafineritë që e marrin me ato qindra e mijëra e dhjetëra mijëra punonjës që e përpunojnë me koston e tyre. E që depozitojnë prapë nëpër barrele, që hypin prapë nëpër anije, që e shpërndajnë në gjithë botën, rasti konkret që e sjellin në Shqipëri, në portin e Durrësit, në Porto Romano. Që e transporton pastaj brenda territorit shqiptar duke u shpërndarë nëpër të gjithë pikat. Duke futur këtu pra të gjithë këto kosto të ndryshme, duke futur dhe fitimin që do kenë kompanitë, si ato të mëdha, katër kompanitë e mëdha importuese, dhe gjithë operatorët e tregut pra pikat e karburantit, të gjitha këto bëjnë 40% të çmimit. E gjithë kjo fabul e madhe, gjithë ky rrugëtimi i madh, është 40%. Pjesa tjetër, është një autoritet, është një aktor që rri duarkryq. Shikon, bën sehir. Quhet shteti shqiptar. E shteti shqiptar, e shteti shqiptar merr, merr 60% të çmimit. Pra në atë vlerë që kemi të karburantit ne sot që e blejmë litrin mbi 2200 lekë, 40% e kësaj është gjithë ai rrugëtimi i gjatë që nga nxjerrja në tokës, nën tokë atje në një vend të huaj, e deri te transportimi, përpunimi e fitimi i kompanive e gjithë me radhë.
Ndërkohë që 60% e merr qeveria shqiptare. Dhe kjo gjitha bashkë, plus dhe fitimin e kompanive shqiptare që importojnë, plus me fitimin edhe të pikave të karburantit, të gjitha ato 40% bëjnë këtë çmimin. 60% tjetër i përket shtetit që rri duarkryq, vetëm arkëton. Asgjë tjetër s'bën, vetëm arkëton. Arkëton, arkëton, mbush arkën e shtetit. Pra, për 60% të çmimit kemi një pozicion monopolistik po themi, që është shteti. Që e vendos vetë taksat apo jo? Po. Shteti i vendos taksat, çfarë t'i bëjmë neve? Vijnë me kartona në Kuvendin e Shqipërisë, ngrenë kartonat, rrisin taksat për shqiptarët dhe sot jemi vendi prej 13 vitesh me taksën më të lartë në rajon. Pra kemi një abuzim monopolistik kur vjen puna te sistemi i taksimit mbi karburantet, sepse shteti është i vetmi aktor që pa pyetur njeri ka vendosur taksa mbi karburantet. Dhe sot 60% e çmimit të karburantit është taksa.
Në anën tjetër, ky 40% tjetër, këto operatorët, katër importuesit e mëdhenj që janë në Shqipëri, që importojnë, plus gjithë ato operatorët e vegjël, funksionojnë në regjimin e konkurrencës së lirë e të ndershme? Aspak nuk funksionojnë. Këta funksionojnë në regjimin e oligopolit. Që bien dakord me njëri-tjetrin shpeshherë për çmimin. Për të mbajtur çmimin. Po. Dhe do t'ju marr vetëm një rast për të ilustruar, ndër shumë raste që mund të japim, vetëm një rast për të ilustruar. Kur dollari ishte mbi 100 lekë, çmimi në tabelat e karburanteve ishte 175-176. Sepse dihet që dollari në bursat, më falni karburanti në bursat ndërkombëtare blihet me dollar. Nuk blihet me euro. Në momentin që dollari shkoi 0.8 apo 0.81 lekë, pra ra me mbi 20%, nuk ra çmimi në atë të njëjtën vlerë. Çmimi u ul vetëm me 2-3 lekë.
© SYRI.net