Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Qytetarët në shesh, Rama turizëm në Zvicës

SYRI TV/ Malaj shpall kandidaturën për Vlorën, ish-ministri: Nuk do jem kandidat i Ramës

15:00, 01/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Ish-ministri i Financave, Arben Malaj, ka shfaqur publikisht ambicjen për të qenë kandidat i pavarur në zgjedhjet për bashkinë e Vlorës, duke theksuar se kurrë nuk do të garojë si kandidat i Edi Ramës. Malaj është i dyti përfaqësues i atyre që konsiderohen si garda e vjetër në PS, pas Erion Bracces, që paralajmëron kandidimin në zgjedhjet lokale.

SYRI TV

Pas Erion Braçes, një tjetër socialist i vjetër, Arben Malaj, ka shfaqur ambicjen, për të dalë si kandidat i pavarur në zgjedhjet për bashkinë e Vlorës. Përmes një postimi në rrjetet social, Malaj, i cili ka shërbyer në tre periudha, si ministër finance dhe ekonomi, në qeveritë socialiste, njoftoi se po shqyrton mundësitë që të garojë si kandidat i pavarur për bashkinë e Vlorës, duke theksuar se në asnjë rast nuk do pranojë të jetë kandidati i Edi Ramës apo i ndonjë partie tjetër politike.

'Kam marrë kërkesa dhe propozime të shumta nga miq dhe dashamirës në Vlorë që edhe unë të konsideroj kandidimin për Kryetar Bashkie në qytetin tonë. Në respekt të interesit tuaj, dëshiroj të bëj këtë sqarim:

Parimi i Pavarësisë së Plotë. Nëse do të vendos të kandidoj, në asnjë rast, në asnjë rrethanë dhe përballë asnjë joshjeje apo pazari politik, nuk do të jem kurrë kandidat i Edi Ramës apo i ndonjë force politike. Angazhimi im do të jetë vetëm si kandidat i pavarur, duke i qëndruar besnik parimeve të mia dhe nevojës për një model të ri qeverisjeje që nuk varet nga (mos) humori i Ramës.' - u shpreh ai.

Thyerja e Arben Malaj me Edi Ramën nisi dhe u zyrtarizua në vitin 2013, pasi kryesocialisti e përjashtoi nga lista e deputetëve të Partisë Socialiste, megjithëse ishte njëri prej atyre që konsiderohej si garda e vjetër në PS. Në atë kohë, Malaj shpalli kandidaturën si deputet i pavarur në qarkun e Vlorës, ndërsa tashmë pas gati 13 vitesh po paralajmëron rikthimin e tij në politikën aktive.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco