Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Qytetarët në shesh, Rama turizëm në Zvicës

Rama quan PD-në hale, këta thonë akoma reformë zgjedhore!

Rama quan PD-në hale, këta thonë akoma reformë zgjedhore!

14:30, 01/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Nga Petrit Vasili/

Është një paradoks i pabesueshëm ky që po jetojmë.

Dëgjojmë që Edi Rama me një gjuhë rrugaçërore e quan PD-në hale, në mes të ditës dhe në një takim publik.

Shohim edhe lajme dhe deklarata për Komisionin e Reformës Zgjedhore, për diskutimet e zjarrta që bëhen aty, për deklaratat patetike me një ngarkesë emocionale që të fërgëllon zemrën.

Përballë janë Rilindja e Ramës, asgjësuesja e votës, dhe nga ana tjetër opozita, viktima e këtij asgjësimi.

Po për çfarë reforme flasin, mor aman?

▪️Cilin nga ndryshimet e bëra më parë Rilindja e ka zbatuar në praktikë?
▪️A e harruan votën e diasporës dhe baderdinë që bëri Rilindja me të?
▪️A e harruan marrëveshjen e 5 qershorit me garanci të forta ndërkombëtare dhe shkatërrimin që i bëri Rama asaj, duke ndryshuar edhe Kushtetutën, duke e votuar me kërpëratat?
▪️A e harruan kataklizmën e votës në zgjedhjet e fundit parlamentare në 2025?
▪️Po për çfarë hyn në punë Libri i zi i zgjedhjeve që PD me aq kujdes e ka përgatitur për zgjedhjet e 2025?

Këto pyetje të pakapërcyeshme janë rruga nga ku duhet të kalojë vendimmarrja e opozitës për praninë e saj në këtë komision.
Sepse natyrshëm dalin edhe pyetje të tjera:

🔹️A mund të marrë më pjesë opozita në një Komision me Rilindjen kur Edi Rama, njeriu i plotfuqishëm i saj, e quan PD-në halë?
🔹️A mos pjesëmarrja e opozitës në atë komision ndihmon pa dashje farsën politike të Rilindjes?
🔹️A mos po bëhet opozita një viktimë e komplekseve të saj ndaj kërkesave të ndërkombëtarëve, të cilët realisht nuk i bëjnë asnjë presion serioz dhe të rreptë Ramës?
🔹️A mos është demoralizuese për qytetarët protestues të shohin deputetët e tyre të rrahur nga Rilindja në protestë në një tavolinë me rilindasit?
🔹️A shpresojnë vërtet opozitarët në tryezën e Reformës se do të arrihet një produkt që do të respektohet nga Rilindja në zgjedhje?

Përrallat me ulje numri deputetësh, parlament me dy dhoma etj. janë kozmetikë mbi një ngrehinë elektorale që për shkak të Rilindjes qelbet erë krim, korrupsion dhe shitblerje e manipulim vote.

Kësaj morie pyetjesh opozita, fort dhe me kurajo, duhet t’u japë përgjigje.

Pjesëmarrja e opozitës në nisma politike demagogjike dhe hipokrite nuk ka as më të voglën vlerë, përveçse pjell zhgënjim dhe dekurajim.

Të vazhdosh të dialogosh me një si Edi Rama, që të quan halë, është vërtet shumë dhe e pabesueshme!!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco