Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha deklaroi gjatë një takimi me deputetët e PD, se, “problemi më madhor i ekonomisë sot janë oligopolet”.
“Oligopolet në Shqipëri nga një analizë arrijnë një veprimtari antitreg, antiqytetar”, tha kreu demokrat.
Berisha: Sot, problemi më madhor i ekonomisë së tregut dhe qytetarëve shqiptarë, janë oligopolet.
Gjatë këtyre javëve, me të drejtë, jemi ndalur tek oligopoli i hidrokarbureve, i naftës.
Por, në tregun shqiptar nuk është ky i vetmi oligopol.
Oligopol në tregun shqiptar është edhe kafshata.
Oligopol është sheqeri.
Është mishi.
Oligopolet pra janë mamuthët e tregut.
Nuk janë fenomen shqiptar, ose nuk janë vetëm shqiptar.
Jo.
Janë pothuaj pantotenikë. Duhet pranuar.
Por ndaj oligopoleve, shteti ligjor i garanton mbrojtje qytetarit nga abuzimi potencial i marrëveshjeve të fshehta midis anëtarëve të oligopoleve.
Në qoftë se ju merrni sot tregun e hidrokarbureve, janë disa kompani të licencuara.
Në qoftë se merrni tregun e mishit, janë disa kompani të licencuara.
Në qoftë se merrni tregun e sheqerit, janë disa kompani të licencuara.
Por, këto licenca a shërbejnë këto për të rregulluar tregun apo në marrëveshje të fshehtë asgjësojnë konkurrencën?
Vetëkuptohet, oligopoli është një dukuri e ndërmjetme midis konkurrencës së ndershme dhe monopoleve.
Oligopolet në Shqipëri nga një analizë arrijnë një veprimtari antitreg, antiqytetar.
Kjo sepse peshojnë në kandar dhe blejnë me lecka nga Edi Rama e poshtë.
© SYRI.net