Deputetja e Partisë Socialiste, Elisa Spiropali, ka ndarë një mesazh me ndjekësit e saj në Facebook, një ditë pas sherrit në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PS. Mesazh i cili në konstekstin e ngjarjeve, ngjan me shumë si thumbim për koleget e saj që po i zënë vendin në servilizëm ndaj Skënderbeut sesa është një mesazh motivues për ndjekësit ne rrjetet sociale.
Në postimin e saj, Spiropali uron një të dielë të bukur dhe u bën thirrje ndjekësve të fokusohen tek aspektet pozitive të jetës.
“Të dielë të bukur! Mbaje fytyrën nga drita dhe hijet mbeten pas.”
Kujtojmë se në mbledhjen e fundit të rilindaseve, Edi Rama e poshtëroi Spiropalin duke e ulur në të njëjtin rrjesht me Zeqinen dhe duke i bërtitur të paktën dy herë gjatë mbledhjes për incidentet që ‘Mamica’ krijoi me të preferuarat e reja të ‘Skënderbeut’.
Mediat raportuan se tensionet arritën deri në pikën sa Rama e ka kërcënuar me nxjerrje jashtë mbledhjes Elisën nëse vijonte të grindej më ministret e reja.

© SYRI.net