'Rama tall qytetarët dhe nuk merr asnjë masë për rritjen e çmimeve', Këlliçi: Protesta me 17 prill, përgjigje për dështimet e tij

'Rama tall qytetarët dhe nuk merr asnjë masë për rritjen e çmimeve', Këlliçi: Protesta me 17 prill, përgjigje për dështimet e tij

12:23, 29/03/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi, në një postim të tij në rrjetet sociale, ka kritikuar qëndrimin Kryeministrit Rama ndaj krizës ekonomike dhe rritjes alarmante të çmimeve.

Këlliçi theksoi se vetëm një ditë pas rritjes së çmimit të naftës në 218 lekë, Rama u shfaq me deklarata qesharake dhe tallëse për qytetarët, duke i atribuor këtë situatë luftës në Iran dhe përhapjes së dokrrave të tipit "Bota rrotullohet".

Ai theksoi se për masat që duhej të kishte marrë si Kryeministër, Rama nuk tha asnjë fjalë të rëndësishme, duke u përqendruar vetëm në justifikime të dobëta.

Këlliçi shkruan se Rama ka dështuar të ndërhyjë, pavarësisht faktit që çmimet e karburanteve dhe ushqimeve janë 40% më të larta se në vendet e rajonit, ndërkohë që të ardhurat e qytetarëve shqiptarë janë ndër më të ulëtat në Evropë.

Ai e vlerëson këtë si një tallje të hapur me qytetarët, që vazhdojnë të paguajnë për mungesën e një pakete mbështetjeje financiare që do të mund të lehtësontë pasojat e krizës.

“Të gjitha këto fjalë të Kryeministrit nuk janë asgjë tjetër veçse një tallje mizore me popullin”, shkruan Belind Këlliçi, duke shtuar se qytetarët duhet t’i japin një përgjigje të fuqishme këtij qëndrimi të qeverisë, duke protestuar masivisht në 17 prill, kur qytetarët pritet të bashkohen përsëri në shesh për të kërkuar të drejtat e tyre dhe të reagojnë ndaj politikave të dështuara të qeverisë.

Postimi i plotë:

Rritjes së çmimeve i shtohet dhe tallja kryeministrore!

Kryeministri i cili dje paradite rriti çmimin e naftës në 218 lekë, u shfaq pasdite si opinionist amator, me komente qesharake, të tipit kjo ka ndodhur prej luftës në Iran. Bota rrotullohet, e plot dokrra si këto.

Vetëm për masat që duhej të kishte marrë si Kryeministër, nuk tha asnjë fjalë.

Ndërsa sot në monologun me mikrofon, Edi Rama u shpreh se gjithçka është në rregull. Ai nuk e ul dot çmimin, por po monitoron. Dhe gjërat po shkojnë mirë sipas tij.

Ku po shkojnë gjërat mirë përveçse në oborrin e tij?!

Si duhet të tingëllojnë këto fjalë tek qytetarët që e marrin karburantin dhe shumë prej ushqimeve 40% më shtrenjtë se vendet e rajonit, ndërkohë që kanë të ardhurat më të ulëta në kontinent?!

Krejt ndryshe nga vendet normale, apo dhe fqinjët tanë, që kanë ndërhyrë tek taksat dhe kanë miraruar paketa financiare lehtësuese e mbështetëse, Edi Rama këtu ka vetëm fjalë, premtime për të ardhmen dhe tallje mizore.

Kësaj sjellje njerëzit duhet t'i japin përgjigjen që meriton.

Me 17 prill është rasti të bashkohemi sërish në sheshish e protestës!


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco