Mos e humbisni/ Braçe sfidon gratë e Rilindjes me servilizëm ndaj Ramës: Mbledhja kaloi e qetë, partia...

Mos e humbisni/ Braçe sfidon gratë e Rilindjes me servilizëm ndaj Ramës: Mbledhja kaloi e qetë, partia...

11:52, 29/03/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Teksa mbledhja e së shtunës në PS është raportuar të ketë kaluar me tensione mes Ramës dhe Spiropalit, ku kreu i organizatës e ka ulur ‘Mamicën’ e tij në mënyrë demonstrative në një rresht me Zeqinenë, Erion Braçe, opozitari ‘fake’ brenda radhëve, ka nxituar ta paraqesë takimin si shumë të qetë dhe pa tensione.

Por, nga burime brenda mbledhjes është raportuar për të paktën dy episode të përplasjes mes kryeministrit dhe ish-ministres së Jashtme.

Episodi i parë u shënua teksa drejtoresha e Kadastrës po i shpjegonte deputetes së Vlorës, Zamira Sinaj, mbi një pyetje që kjo e fundit i bëri. Në shpjegimin e sipër, drejtoresha Lorena Goxhobelli i kërkoi deputetes që ta dëgjonte deri në fund dhe të mos e ndërpriste.
Kaq ka mjaftuar që Elisa Spiropali të ndërhynte si e preokupuar e madhe dhe t’i kujtonte drejtoreshës së ASHK-së që të tregonte respekt për deputetët. “Pak më shumë respekt për deputetët, mos na fol ashtu se jemi deputetë”, mësohet të ketë thënë Spiropali.

Në këtë moment ka ndërhyrë menjëherë Edi Rama, duke iu drejtuar ashpër Elisa Spiropalit. “Ti mos e hap gojën fare, po fare. Sidomos në prezencën time”, i është drejtuar ai.

Ndërsa episodi tjetër ishte kur ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Erjona Ismaili, po raportonte për strategjinë e komunikimit, Spiropali bënte mimika dhe qeshte. Ismaili e ka parë dhe i ka reaguar direkt, duke i thënë: “Zonja Spiropali, s’ke pse qesh…”

Elisa ka bërë të paditurën, duke pretenduar se në fakt ajo po qeshte me diçka që po shihte në celularin e saj dhe jo me fjalët e ministres së re të Ramës, e cila, ashtu si Elisa dikur, është ngjitur nga hiçi deri në majën e piramidës shtetërore.

Spiropali është ndjerë e fyer nga Erjona Ismaili për mënyrën si iu drejtua dhe i ka thënë asaj që t’i kërkonte falje. Në këtë moment ka ndërhyrë Rama, duke ngritur zërin: “Qepe gojën, mos më bëj të të nxjerr jashtë, se unë t’i them gjërat edhe në publik, e di ti...”, iu drejtua ai.

“Prandaj kam ardhur këtu, të m’i thuash në publik. Thuaju këtyre të rejave që ke marrë të më kërkojnë falje”, i është kundërpërgjigjur Spiropali Ramës.

“Nuk ndërhyn dot kur flet Erjona. Mos më provoko më tepër, se do të të nxjerr jashtë…”, ishte reagimi tjetër i ashpër i Ramës ndaj “Mamicës”, e cila duket se ka humbur shumë terren në servilizmin ndaj shefit, pasi të ‘rejat’ nuk po lënë më radhë.

E mes ‘grave’ të Ramës ka nxituar të ndërhyjë Erion Braçe, i cili mesa duket nuk ka guxuar t’i serviloset dje shefit në sallë dhe e ka bërë këtë gjë publikisht përmes një statusi në FB, ku ka theksuar se nuk ka pasur asnjë përplasje në parti dhe se mbledhja ka kaluar shumë qetë.

“Partia Socialiste është shtëpia jonë; edhe e imja! PS5 është thelbi, origjina!
Sot, me Asamblenë e PS5, kemi bërë një mbledhje shumë të mirë, të qetë, duke folur për shqetësime qytetare dhe të vetë partisë në këtë njësi, sy më sy dhe me qëllim të qartë zgjidhjen e tyre; respekti për mundin e sakrificën e gjithkujt në këtë organizatë është jetik për të tashmen dhe të ardhmen; puna është thelbi ynë dhe për të folëm, secili dhe të gjithë bashkë, duke u përqendruar veçanërisht tani – koha ikën dhe nuk kthehet, ndaj vlen shumë tani.
Forcimi i PS-së, duke u hapur, pranuar, përfshirë të majtë që duan të zhvillohen dhe të zhvillojnë idetë e tyre bashkë me PS-në, ishte një tjetër qëllim i mirë për të cilin folëm dhe do flasim edhe më tej!
Karriget nuk janë kurrë qëllim, puna dhe punët vlejnë!”, shkruan Braçe.

Mbetet për t’u parë vlerësimi që do të marrë Braçe në këtë garë të ethshme me gratë e partisë për t’iu servilosur shefit.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco