Në një kohë që çmimi i naftës ka shkuar në shifrën rekord prej 218 leke pwr litwr dhe Shqipëria është shteti që merr më shumë taksa për këtë produkt, Kryeministri Rama premtoi taksa të reja. Sot foli për rikthimin e koncensionit të markimit ose gjurmimit të naftës. Gjatë një takimi që zhvilloi me socialistet në njësinë 2 Rama mori në mbrojtje oligarkët dhe u ndal dhe tek çmimet e apartamenteve, duke pranuar se një çift i ri e ka të pamundur të blejë një apartament. Ai u shpreh se do ketë një program strehimi, por nuk tha asgjë për paratë e pista që injektohen në këtë sektor.
Syri tv
Në një kohë që çmimi i karburantit është në stratosfere për shkak të luftës në Lindjen e Mesme, Kryeministri Edi Rama i është rikthyer premtimit për ndërhyrje shtetërore, por përveç kësaj ka paralajmëruar dhe taksa shtesë.
Nga një takim në njësinë dy në Tiranë, pasi foli për arritjet e qeverisë, kur u ndal tek nafta tha se veç entit shtetëror do kemi rikthim tek markimi, duke lënë të kuptohet një taksë të re, që sipas tij do reflektohet dhe në buxhetin e shtetit.
Projekti i paketa e maleve, që deri tani ma mbetur në stanjacion ishte në qendër të fjalimit të tij, teksa e cilësoi se një arritje vendosi të marrë në mbrojte oligarkët, që pritet të jenë përfituesit kryesor të kësaj pakete.
Ndërkohë Rama iu kthyer dhe një tjetër çështje sensitive, çmimit të apartamenteve që kanë shkuar në nivele të papërballueshme për familjet shqiptare, për shkak të injektimit në këtë sektor të parave të drogës dhe korrupsionit. Rama nuk u ndal tek shkaqet, por pranoi se çmimet e apartamenteve janë të larta dhe se qeveria është gati të ndërhyjë në treg.
© SYRI.net