SYRI TV/ Punësime elektorale në Bashkinë e Lezhës, denoncimi nga kryetarja e PD Lezhë, Donika Ndoj

16:01, 28/03/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Nga SYRI TV

Bashkia Lezhë ka nisur fushatën e punësimeve elektorale. Denoncimi është bërë nga kryetarja e Partisë Demokratike Donika Ndoj gjatë mbledhjes së Këshillit Bashkiak. Ajo foli me fakte për disa raste të kësaj natyre si dhe marrjen në punë edhe të personave në moshë pensioni në shkelje të hapur me ligjin.

Gjatë fjalës së saj Ndoj denoncoi dhe Agjencinë Shtetërore të Kadastrës, që sipas saj është kthyer në institucion pazaresh në lidhje me pajisjen me certifikata pronësie.

Të gjendur përballë fakteve kryetari i Bashkisë Lezhë Pjerin Ndreu dhe Drejtori i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Altin Gjergji, ju përgjigjen përfaqësueses së PD me gjuhë arrogante dhe bullizuese.

Gjatë mbledhjes së Këshillit Bashkiak përfaqësuesja e Partisë Demokratike Donika Ndoj, foli edhe në lidhje me rindërtimin nga tërmeti, i cili nuk ka përfunduar ende, duke lënë qytetarët pa banesa pavarësisht se janë alokuar miliona euro.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco