Berisha: PS si parti e krimit, po rikthehet në origjinën e saj, pasi është themeluar mbi vrasjet, pritat, pengmarrjet

Berisha: PS si parti e krimit, po rikthehet në origjinën e saj, pasi është themeluar mbi vrasjet, pritat, pengmarrjet

13:47, 28/03/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, deklaroi se Partia Socialiste po degradon dhe po rikthehet tek “origjina e saj”,  e cila u themeluar sipas tij mbi vrasje, prita dhe pengmarrje.

Berisha akuzoi PS-në për përfshirje në krim, drogë dhe dhunë, dhe bëri thirrje për largimin e saj nga pushteti.

FJALA E BERISHËS:

Arben Rexha: Doktor, sa për informacion, Elisa Spiropalin Edi Rama sot e kishte ulur afër Zeqinesë së Roskovecit. Duket që ja shpërbleu mirë emrin Skëndërbe që i vuri. 

Sali Berisha: Ajo që mund të them është, se degradimi i PS-së në një parti krimi është rikthimi i saj në origjinë.

Kjo parti është themeluar mbi krimin, mbi vrasjet, mbi pritat, mbi pengmarrjet dhe kjo parti sot është rikthyer tek pengmarrjet, tek droga, tek krimi, tek thikat. 

Ndaj dhe të bëjmë gjithçka për ta përzënë sa më shpejt nga pushteti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco