Në kushtet ku qeveria dhe parlamenti janë kthyer në mburojë të Belinda Ballukut, Berisha u drejtoi një apel qytetarëve
“Ta gjuajnë me domate dhe vezë Lubi Ballukun, kudo që ta shohin!”
Berisha siguroi dhe se patronazhimi dhe efektet e tij do ta shqyrtojmë për ta shpallur krim shtetëror dhe për ta ndëshkuar në formën më të merituar pasi është njësoj si sigurimi i shtetit në diktaturën komuniste.
Pjesë nga bashkëbisedimi
Griselda Selimaj: Doktor, përshëndetje! Belinda Balluku në vend që të jetë në burg, po e shohim prapë të na shfaqet si fierake e vjetër. Do të ishte mirë që ta blinte atë pasaportë dhe të na zhdukej nga sytë këmbët se janë bërë të padurueshëm.
Sali Berisha: Këshilla dhe sugjerimi im është, qytetarë dhe qytetare, kudo që ta shihni korbën e korrupsionit, gjuajeni me domate dhe vezë. Turpërojeni publikisht, se e meriton!
Le ta mbrojë Edi Rama, por qytetarët duhet t’i japin ndëshkimin që meriton duke e turpëruar në çdo rrugë, në çdo shesh, në çdo sallë dhe kudo që del.
Shaban Domi: Doktor, dua që nëse vjen në pushtet, duhet të shpallësh bandë kriminale patronazhistët dhe duhet të zbulohen krejt me profil fals dhe të dënohen me burg të përjetshëm se këta kriminelë e kanë shpopulluar Shqipërinë.
Sali Berisha: Ju siguroj se, patronazhimin dhe efektet e tij do ta shqyrtojmë për ta shpallur krim shtetëror dhe për ta ndëshkuar në formën më të merituar.
Keni shumë të drejtë. Sistemi i patronazhistëve sot është absolutisht simotër, apo sivëlla e sistemit të sigurimit të shtetit gjatë diktaturës komuniste.
Ndaj dhe i garantoj se, për veprimtarinë e tyre kriminale do të ndëshkohen.
© SYRI.net