Berisha: PD është dhe do të jetë midis qytetarëve, ky është qëndrimi ynë!

13:34, 28/03/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, deklaroi se Partia Demokratike vijon dialogun dhe takimet intensive me qytetarët, duke u pozicionuar si e vetmja forcë politike e pranueshme nga populli.

Ai theksoi se ndërsa Edi Rama po përpiqet të rrisë komunikimin e qeverisë me qytetarët, PD mbetet afër tyre dhe kjo është qëndrimi i saj.

FJALA E BERISHËS:

Ada Tota: Edi Rama ka mbledhur sot qeverinë, deputet dhe bashkiakët e tij për të diskutuar se si do të komunikojnë me qytetarët. Po PD, çfarë strategjie do ketë që të flasë dhe të komunikojë më afër me qytetarët?

Sali Berisha: PD ka filluar, besoj jemi dëshmitarë, janë foltoret që po zhvillohen në mënyrë të vazhdueshme, deputetët kanë bërë dhe po bëjnë takime.

Pra, dialogu intensiv dhe takimet intensive me qytetarët, ata nuk i kanë bërë dot se qytetarët i urrejnë.

Dhe Edi Rama përpiqet tani t’i çojë, por ata nuk i pranojnë qytetarët.

PD është dhe do të jetë midis qytetarëve, ky është qëndrimi ynë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco