Maskat ranë, mbreti doli lakuriq - Rama fushatë për të mbuluar dështimet

Maskat ranë, mbreti doli lakuriq - Rama fushatë për të mbuluar dështimet

12:39, 28/03/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Pas shkelmimit që i bëri reformës në drejtësi duke u bërë mburojë për Belinda Ballukun, sondazhe të brendshme në PS nxjerrin rezultate jo të mira sidomos në Tiranë. Tani që maskat kanë rënë dhe mbretin e kemi lakuriq, Rama ndien se pozitat e tij në opinionin publik dhe kancalaritë europiane nuk janë si më parë.

Takimi i sotëm i Edi Ramës me ministrat dhe grupin parlamentar të Partisë Socialiste shënon fillimin e një parafushate elektorale.

Kjo parafushatë do të vijojë deri më 12 qershor kur përkon edhe me 35 vjetorin e themelimit të PS-së, informon Lapsi.

Nën sloganin “Punët për Shqipërinë”, Rama dhe ministrat do të jenë në terren në të gjithë vendin në përballje me qytetarët por edhe për një riorganizim të partisë.

E gjithë lëvizja e tij është për të mbushur këtë zbrazëti të madhe të krijuar nga korrupsioni, keqqeverisja dhe përplasja me drejtësinë.

Rama dhe qeverisja e tij janë në një stanjacion të plotë dhe rikuperimi me kredo të reja morale apo performancë të qeverisë duket se është një mision i pamundur. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco