'PD gjithmonë pranë qytetarëve'/ Kuçana: Lotët e familjeve shqiptare tregojnë mungesën e kujdesit nga kjo qeveri

20:04, 27/03/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Pedagogia e ekonomisë, Ilirjana Kuçana, në takimin e Partisë Demokratike me Departamentin e Çështjeve Sociale theksoi se Partia Demokratike ka ekspertë dhe një vizion të qartë për realizimin e premtimeve të saj në qeverisje.

Kuçana u ndal tek çështjet konkrete që prekin gjithë shoqërinë, duke përmendur rastet e fëmijëve dhe pensionistëve që kanë nevojë për mbështetje. Ajo përmendi historinë e një fëmije autik dhe sfidat që familjet e tij përballojnë, si dhe rastin e një pacienti që nuk mund të përballojë shpenzimet për mjekimin onkologjik, pavarësisht pensionit që merr.

Ajo gjithashtu theksoi problematikat e pacientëve me diabet dhe nevojën për mbështetje më të madhe për sigurimin e insulinës, duke bërë thirrje që ekspertët dhe doktorët e Partisë Demokratike të trajtojnë këtë çështje me prioritet.

Shumë prej tyre nuk kanë mundësi të paguajnë ilaçet, dhe Partia Demokratike do të duhet t’u dalë në mbështetje,” përfundoi Kuçana.

Kuçana:

Partia Demokratike ka ekspertë. Partia Demokratike e ka të qartë që kur të vijë në qeverisje, ato çka thotë i bën realitet. Unë nuk do ndalem në ato çka thanë parafolësit, se për hir të së vërtetës, ka qenë një nga takimet më të shkëlqyera, jo vetëm për mua, por besoj edhe për të gjithë shqiptarët. Dhe do ndalem në dy gjëra shumë të thjeshta për të na kuptuar ata që na ndjekin. Partia Demokratike ato që ka premtuar i ka bërë realitet. Dhe rritja e rrogave dhe e pensioneve dhe e politikave dhe e premtimeve ka qenë realitet në kohën e Partisë Demokratike. Dhe ne e kemi treguar që ato që premtojmë, ne i bëjmë realitet.

Diskutimi i sotëm i minimumit jetik, pagat, pensionet, është një temë që realisht prek gjithë shoqërinë. Edhe ato pensionistë të cilët, duhet të themi një pjesë ndihmohen nga fëmijët, po kemi edhe nga ata pensionistë të cilët nuk kanë mundësi t'i ndihmojë askush. Unë do sjell dy raste, të cilat i kam ditët e fundit. I kam në zonën time elektorale. Për hir të së vërtetës, bashkë me rastet do sjell edhe dhimbjen e atyre familjeve, ku duhet të themi që ndoshta kjo dhimbje është në shumë familje shqiptare.

Do të sjell rastin e një fëmije autik, ku unë kam qenë pardje në familjen e tyre, ku lotët e gjyshes dhe lotët e nënës të asaj familje, mendoj që Partinë Demokratike e kanë prekur dhe e prek. Por këtë qeveri, duke kaluar në kafshëri, këta e kanë humbur lidhjen qoftë me dhimbshurinë, qoftë me politikën publike, qoftë me të qenurit pranë atyre që kanë nevojë. Dhe kjo qeveri ka vetëm një qëllim: vjedhje, vjedhje dhe sa më larg halleve të qytetarëve.

E solla këtë rast sepse raste të tilla ka pafund. Dhe Partia Demokratike do të duhet që me ardhjen në pushtet, të ketë një plan konkret për këta fëmijë dhe për të gjithë njerëzit me aftësi të kufizuar, sepse në radhë të parë Partia Demokratike është parti konservatore, ku në themel ka familjen, ka besimin në Zot, dhe ne kemi treguar që ne i bëjmë ato çka themi.

Dhe rastin e dytë do ta sjell, një nga rastet të cilat është bërë kryefjalë. Më falni edhe për emocionin që kam. Ju e dini që unë jam njeri mediatik e nuk kam emocione, po këto janë raste që besoj janë shumë të ndjeshme kur shkon dhe i dëgjon në familjet e shqiptarëve. Dhe rastin e dytë do ta sjell të një banori, më lejoni, për etikë mos t’i përmend emrin, i cili është i sëmurë dhe Onkologjiku jo vetëm se nuk i hap derën, por e kam të pamundur tha që unë të marr tha mjekimin i cili kushton 800 euro. Për mua tha, kaq pension, kaq të ardhura i kam vjetore, dhe është e pamundur që unë të mund t'i paguaj për një shërbim që do më duhet herë pas here dhe muaj për muaj.

Pra, kjo është një thirrje nga ana ime për ekspertët e Partisë Demokratike, patjetër për doktor Berishën, i cili i ka trajtuar herë pas here këto problematika, por ndoshta do duhet një vëmendje më e shtuar, sepse për shkak të viteve të qeverisjes të, unë nuk do thoja Partisë Socialiste, se këta nuk janë Partia Socialiste, këta janë Rilindja, të cilët me menunë e George Sorosit patjetër që këtë do të kishte: largimin nga familja, largimin nga problematikat sociale, largimin nga arsimi, nga shkolla, nga të gjitha çështjet të cilat realisht duhet t'i ketë në fokus një shtet. Dhe një pikë tjetër që do ta sjell dhe do ta mbyll realisht se u zgjata, është çështja e insulinave. Unë nuk jam eksperte, por kemi doktorin këtu, kemi dy doktorë këtu, të cilët është një problem ku Partia Demokratike do duhet t'ju dalë në mbështetje.

Ata kanë marrë një peticion, një peticion ku themi që ata paguajnë një fi dhe shumë prej atyre të cilët, numri i të sëmurëve me diabet është një numër i madh. Unë e kam firmosur realisht këtë peticion në mbështetjen e tyre. Partia Demokratike do duhet që t'ju dalë në mbështetje sepse shumë prej tyre e kanë të pamundur që të paguajnë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco