Deputeti i PD, Klevis Balliu, deklaroi se parlamenti shqiptar është kthyer në “tempull të autokracisë”, gjatë një tryeze të organizuar nga Westminster Foundation for Democracy dhe Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri.
Në positmin e tij në Facebook, Balliu akuzoi Kuvendin se nuk zbaton vendimet e Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë, pengon komisionet hetimore të opozitës dhe shmang interpelancat me Kryeministrin.
Balliu tha se, Parlamenti sot godet drejtësinë dhe mbron hajdutët në qeveri.
Postimi i plotë:
Sot, në tryezën e organizuar nga Westminster Foundation for Democracy dhe Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri, ku tema ishte demokracia, theksova se Parlamenti, që duhet të jetë tempulli i demokracisë, sot është kthyer në një tempull të autokracisë.
Parlamenti nuk njeh vendimet e Gjykatës Kushtetuese e Shqipërisë, nuk lejon ngritjen e komisioneve hetimore nga opozita të cilat janë një e drejtë kushtetuese dhe nuk pranon interpelancat me Kryeministrin, i cili paraqitet në Parlament vetëm një herë në gjashtë muaj.
Ndërkohë, Parlamenti sot duket se ka vetëm një funksion: të godasë drejtësinë dhe të mbrojë hajdutët në qeveri.
© SYRI.net