VIDEO/ Flamur Noka në Vlorë prezanton drejtuesin politik dhe kryetaren e sapozgjedhur të PD-së

19:27, 27/03/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Në kuadër të riorganizimit të strukturave të Partia Demokratike e Shqipërisë në qarkun Vlorë, u zhvillua ditën e premte, në orën 18:00, mbledhja e Kryesisë së Degës së PD-së pranë selisë në zonën e Skelës.

Në këtë takim mori pjesë edhe Sekretari i Përgjithshëm i PDSH-së, Flamur Noka, i cili prezantoi drejtuesin politik të qarkut Vlorë, Aurel Bylykbashi.

Gjatë mbledhjes u trajtuan këto çështje kryesore:

-Prezantimi zyrtar i drejtuesit politik për qarkun Vlorë

-Propozime për ndryshime në strukturën organizative të degës, në funksion të riorganizimit sipas rajoneve

-Diskutime mbi ecurinë dhe organizimin e mëtejshem

Takimi u zhvillua në një moment të rëndësishëm për strukturat e PD-së në Vlorë, ku u theksua nevoja për forcimin e organizimit dhe koordinimit në nivel lokal, në bashkëpunim me kryetaren e sapozgjedhur të degës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco