Berisha ndan video sensibilizuese për autizmin: Një spot për mbështetjen e fëmijëve

Berisha ndan video sensibilizuese për autizmin: Një spot për mbështetjen e fëmijëve

18:31, 27/03/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Në një postim të fundit në rrjetet sociale, kreu i Partia Demokratike, Sali Berisha, ka ndarë një video sensibilizuese të Fondacionit Fëmijët Shqiptarë, e cila mbështet kauzën e autizmit.

Në kuadër të Ditës Botërore të Autizmit, që shënohet më 2 prill, fondacioni ka publikuar këtë video si pjesë e fushatës së tij ndërgjegjësuese për të rritur vëmendjen dhe mbështetjen ndaj fëmijëve me autizëm dhe familjeve të tyre.

Kreu i demokratëve e ka shoqëruar postimin me mbishkrimin: “Një spot televiziv për mbështetjen e fëmijëve! Ju lutem ndiqeni sipas dëshirës!” duke ftuar qytetarët të bëhen pjesë e kësaj nisme sensibilizuese.

Postimi i Berishës: 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco