SYRI TV/ Avokatët e ish Presidentit Meta konferencë për shtyp: Akuzat ndaj Metës, të montuara

14:59, 27/03/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

SYRI TV

Avokatët mbrojtës të Ilir Metës i kanë cilësuar si të montuara, akuzat për çështjen CEZ-DIA ndaj klientit të tyre, teksa u shprehën se në konferencën e radhës do publikojnë fakte që dëshmojnë se kush është politikani që mori para në dorë nga kjo aferë. Nga ana tjetër ata akuzojnë  SPAK se kërkoi pushimin e çështjes për Irena Gjokën si shpërblim për vendimin  e gjyqtares me tre mbiemra për kalimin për gjykim të çështjes Meta.

Avokatët mbrojtës të ish Presidentit Ilir Meta, në një konferencë për shtyp deklaruan se akuzat ndaj ish presidentit Meta për çështjen CEZ - DIA janë të montuara dhe nisin që në 2011 me videon e famshme të Dritan Priftit.

Sipas avokatëve, kallëzuesi Romeo Kara ka pasur raporte financiare me Elvis Matën dhe Kastriot Ismalilajn dhe kjo është faktuar me dëshmitë e tyre përgjatë hetimeve.

Avokati tjetër Gylsem Zhllima tha se  gjithçka nisi që në 2011 me videon e montuar të Dritan Priftit, duke argumentuar se qëllimi ishte të krijohej perceptimi publik se është i korruptuar.

Ai paralajmëroi se konferencën e radhës do të publikojnë prova se nuk është politikani shqiptar që ka marrë para për çështjen CEZ-DIA.

Avokatët u ndalën dhe tek gjyqtarja Irena Gjoka, emri i së cilës del në  vendimin për konfiskimin e pasurisë së Kastriot Ismailajt.

Kujtim Cakrani u shpreh se gjatë kohës që Irena Gjoka po shqyrtonte kalimin për gjykim për dosjen Meta ajo ishte nën hetim nga SPAK, dhe sapo kaloi dosjen për gjykim u shpërblye nga SPAK,që  kërkoi pushimin e çështjes lidhur me fshehjen e dënimit dhe dëbimit në Greqi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco