Mungesa e analizave, Berisha: Paratë e koncensionit të laboratorëve i ka vjedhur Rama, Beqaj dhe Manastirliu

Mungesa e analizave, Berisha: Paratë e koncensionit të laboratorëve i ka vjedhur Rama, Beqaj dhe Manastirliu

13:51, 27/03/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Berisha denoncoi dështimin e koncensionit të laboratorëve të analizave mjekësore, duke akuzuar qeverinë dhe konkretisht kryeministrin Edi Rama, ish-ministrin Ilir Beqaj dhe ministren aktuale të Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, për keqmenaxhim dhe vjedhje të fondeve publike.

Berisha u shpreh se mungesa e analizave për pacientët, e bërë publike nga ministrja e Shëndetësisë, është dëshmi e qartë e një dështimi të rëndë të koncensionit dhe e keqpërdorimit të parave publike.

Ai e konsideroi këtë rast si një precedent të paprecedent në historinë e vendit, ku spitali më i madh i Shqipërisë nuk arrin të ofrojë shërbimet themelore për qytetarët për shkak të korrupsionit.

Deklarata e plotë:

Marsi Korreshi, Syri Tv: Ministrja e Shëndetësisë një ditë më parë pranoi se pas datës 20 të çdo muaji nuk do të mund të kryhen më analizat për pacientet për pacientët për shkak të mungesës së fondeve, duke faktuar dështimin e një tjetër koncencioni, atij për laboratorët.

Sali Berisha: Ministrja e cila ka marrë detyrën, për këtë çështje. Unë e përgëzoj për deklaratën që ka bërë. Ka thënë të vërtetën. 

Paratë i ka vjedhur Edi Rama me Ilir Beqaj dhe me atë tjetrën, Manastirliun. Janë përgjegjës kryesorë. Nuk ka ndodhur kurrë ndonjëherë, hera e parë që ndodh në historinë e këtij vendi, që spitali më i madh i vendit të mos ju përgjigjet qytetarëve me analizat të cilat i kanë pasur të garantuara.

Kjo është rezultat i vjedhjes së fondeve nga muratori i Edi Ramës. A ju kujtohet apo jo, muratori që erdhi kishte dy vetë në kompani, u bë dhe pronar i laboratorit më modern. Një laborator i blerë me aparaturat absolute më moderne. 

Me një ekip profesionistësh, të aftë, të shkallës më të lartë, që punonin në atë laborator të spitali dhe që të gjithë u larguan kur muratori i Edi Ramës mori përsipër analizat dhe tani kanë vjedhur së bashku. Është Edi Rama autori kryesor. 

Ajo ka thënë atë gjendje, sepse kontrata ka qenë kontratë tmerrësisht korruptive dhe ka dëmtuar thellë interesat e të sëmurëve dhe publikut shqiptar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco