Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi ka postuar në faqen e tij ne facebook dokumente që sipas tij çmontojnë kallëzuesin e rremë të Ilir Metës, (sekserin) Romoe Kara.
Postimi:
PROVAT QË ÇMONTOJNË KALLZUESIN E RREMË, (SEKSERIN), ROMEO KARA
Sipas akteve shkresore që ndodhen në fashikullin gjyqësor politik, ndaj Presidentit të Partisë së Lirisë, Z. Ilir Meta, rezulton e provuar se Kastriot Ismailaj, Elvis Mataj dhe Romeo Kara, kanë patur marrëdhënie monetare midis tyre.
Kallëzuesi i rremë Romeo Kara, bënte sekserin për të implikuar politikisht Z. Meta, sikur ai ka qenë i përfshirë në aferën CEZ-DIA.
Nga provat që paraqitën sot avokatët e Z. Meta, rezulton në dritë të diellit se kallëzimi i Romeo Karait ka qenë i rremë dhe se ai bënte sekserin e Elvis Matajt tek Kastriot Ismailaj.
© SYRI.net