‘Shpërdorimi i detyrës’, vepër penale, Këlliçi: Direktiva u miratua dje nga PE, mesazh për narkopushtetin e Ramës

‘Shpërdorimi i detyrës’, vepër penale, Këlliçi: Direktiva u miratua dje nga PE, mesazh për narkopushtetin e Ramës

13:19, 27/03/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Deputeti i Partisë Demokratike Belind Këlliçi ka postuar një mesazh ku shpjegon se akuza e shpërdorimit të detyrës është vepër penale.

“Direktiva e miratuar dje nga Parlamenti Evropian vulosi përfundimisht me miratimin e përfaqësuesve të 27 vendeve se kjo shkelje përbën vepër penale”, shkruan Këlliçi.

Sipas deputetit demokrat, “mesazhi është i drejtpërdrejtë për narkopushtetin e autokratit Rama që kërkon me çdo kusht ta trajtojë korrupsionin si problem shoqëror e jo “markë” të qeverisjes kriminale”. “Evropa nuk negocion me korrupsionin, e kriminalizon atë qysh tek pragu: “shpërdorimi i detyrës”, shkruan deputeti i PD.

Mesazhi:

Shpërdorimi i detyrës nuk është më as “zonë gri” e as vepër e zakonshme siç është përpjekur ta “paketojë” pushteti i kalbur në Shqipëri.

Por korrupsion, i pastër, i zhveshur nga çdo alibi.

Dhe këtë nuk e thotë më opozita, as gazetarët shqiptarë, por vetë standardi evropian. Direktiva e miratuar dje nga Parlamenti Evropian vulosi përfundimisht me miratimin e përfaqësuesve të 27 vendeve se kjo shkelje përbën vepër penale.

Në Tiranë, shpërdorimi i detyrës përbën rutinë qeverisjeje, si streha e fundit e të korruptuarve e zhvatësve të shqiptarëve, duke u konsideruar madje aftësi, e duke marrë dënime minimale. Por në Bruksel quhet me emrin e vërtetë, korrupsion, vepër penale e dënueshme si abuzim i rëndë.

Nëse ka mbetur skeptik në këmbë që beson se propaganda të çon në BE, ky është rasti për të kuptuar dallimin mes pushtetit që shpik normalitetin e vjedhjes dhe Europës që të tregon kufijtë qysh tek shpërdorimi i detyrës.

Me gjithë përpjekjen e vijueshme të opozitës për ta denoncuar këtë “varkë shpëtimi” për qindra zyrtarë të korruptuar, duhej ky sinjal i qartë nga Brukseli se për t’u integruar, çdo devijim standardesh paguhet me përjashtim.

Mesazhi është i drejtpërdrejtë për narkopushtetin e autokratit Rama që kërkon me çdo kusht ta trajtojë korrupsionin si problem shoqëror e jo “markë” të qeverisjes kriminale. Europa nuk negocion me korrupsionin, e kriminalizon atë qysh tek pragu: “shpërdorimi i detyrës”. Pikë.

Kjo është garanci për qytetarët se taksat e tyre janë një e drejtë bazike që kërkon transparencë dhe llogaridhënie.

Mos e harroni, Rama mund ta quajë aftësi. Parlamenti Evropian e quan korrupsion.

Mes këtyre dy fjalëve ndahet fati i këtij vendi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco