Vasili: Bie Rama, Parlamenti Europian miraton shpërdorimin e detyrës si vepër penale!

Vasili: Bie Rama, Parlamenti Europian miraton shpërdorimin e detyrës si vepër penale!

10:30, 27/03/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Në një reagim në rrjetet e tij sociale, Petrit Vasili denoncoi tentativën e Edi Ramës për të fshirë nga Kodi Penal shpërdorimin e detyrës, duke e paraqitur si një akt mbrojtjeje të interesave të tij dhe të zyrtarëve që favorizohen nga qeveria.

Vasili e lidh këtë direkt me votimin historik të Parlamentit Europian më 26 mars, ku me shumicë dërrmuese u miratua direktiva e parë e BE-së kundër korrupsionit, që e vendos shpërdorimin e detyrës si vepër penale dhe i jep dënime të qarta shkelësve të funksioneve publike.

Vasili theksoi se alibitĂ« e RamĂ«s pĂ«r “heqjen e nenit tĂ« mjegullt” bien nĂ« ujĂ« dhe se Europa nuk toleron asnjĂ« kompromis me korrupsionin.

Postimi:

Parlamenti Europian ka miratuar dje, më 26 mars, Direktivën e parë të BE-së kundër korrupsionit, e cila do të krijojë një kuadër të harmonizuar të së drejtës penale për të parandaluar dhe luftuar korrupsionin. Parlamenti Europian votoi me një shumicë dërrmuese: 581 vota pro, 21 kundër dhe 42 abstenime.

"Jam jashtĂ«zakonisht krenare pĂ«r pĂ«rpjekjet e bĂ«ra. Sot mesazhi ynĂ« Ă«shtĂ« i qartĂ«: korrupsioni nuk ka vend nĂ« EvropĂ«,” — tha Presidentja e PE-sĂ«, Roberta Metsola.

Lista e veprave penale përfshin një dispozitë mbi shpërdorimin e detyrës, të përcaktuar si "ushtrim i paligjshëm i funksioneve publike", dhe u bën thirrje Shteteve Anëtare të miratojnë masat e nevojshme për të siguruar që "disa shkelje të rënda të ligjit që vijnë nga kryerja ose mosveprimi i një akti nga një zyrtar publik të përbëjnë një vepër penale".

Ndërsa Edi Rama po kërkon të heqë nga Kodi Penal shpërdorimin e detyrës. Ja çfarë thoshte Rama pak javë më parë:

"Lufta kundĂ«r korrupsionit, nĂ«se maskohet me statistika tĂ« nxjerra nga ‘thesi i madh’, siç quhet neni i mjegullt i shpĂ«rdorimit tĂ« detyrĂ«s, pĂ«r tĂ« cilin sapo ka dalĂ« edhe njĂ« direktivĂ« e re e BE-sĂ«. BE iu kthye me kĂ«rkesĂ« tĂ« GjermanisĂ«, jo vetĂ«m tĂ« ItalisĂ«, qĂ« e kĂ«rkonte prej kohĂ«sh, dhe ka dalĂ« njĂ« direktivĂ« e re pĂ«r tĂ« riparĂ« kĂ«tĂ« nocion."

Edi Rama gënjeu, siç e ka zakon, sepse nuk kishte asnjë direktivë në kohën kur ai fliste. E kundërta ndodhi.

Direktiva e votuar dje në Parlamentin Europian e hedh poshtë Ramën dhe alibitë e tij për të mbrojtur korrupsionin e tij dhe të qeverisë. Italia, që Rama citon, duhet ta rifusë shpërdorimin e detyrës në legjislacion.

PERFUNDIM:

Europa nuk bën asnjë kompromis me korrupsionin, dhe direktiva e votuar dje është një provë dërrmuese. Edi Rama gënjeu sikur gjoja BE e hoqi shpërdorimin e detyrës. Ndryshimet e Kodit Penal nga Rama kanë qëllim vetëm që ai të mbrojë veten dhe zyrtarët që grabisin për llogari të tij. Tashmë ndryshimeve të Kodit Penal nga çirakët patronazhistë të Ramës u doli boja dhe u ra përtokë çdo alibi. Drejtësia të mos mbyllë më sytë përpara korrupsionit të Ramës, por të fillojë hetimin intensiv ndaj tij.

Image 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Më të lexuarat
Denonco