Ajo që në pranverën e 2025, u prezantuan si ‘ilaç’ për problemin mbi 30 vjeçar të mungesës së dokumenteve të pronësisë të banorëve që jetojnë në zona të thella malore po shtrihet gjithnjë e më poshtë drejt zonave bregdetare e tepër të lakmuara për investime.
Tashmë kjo paketë është shtrirë dhe në Kavajë, Shijak Durrës. E çdo qytetar i zonës, do e gjente veten tek pyetja e gazetarit të Syri Tv, Klajdi Bodlli, i cili sot me të drejtë kërkoi një përgjigje nga ministri i qeverisë Rama
“A mund ta dimë se ku janë malet në Kavajë, Shijak Durrës? E mbi çfarë kriteresh është bërë kjo paketa e maleve. Se nga Kavaja jam por nuk di të kem ndonjë mal” pyeti Klajdi Bodlli ministrin e Shtetit për Qeverisjen Vendore, Ervin Demo
Një pyetje që e zuri ngusht ministrin e Demo, e në vështirësi për të shpjeguar si u transformua rrugës ligji i cili fillimisht u prezantua si synim për zhvillimin e zonave malore por tani u zhvendos për prona deri në 10 – 100 metra mbi nivelin e detit.
“Ne mund të bëjmë leksione gjeografie sa I takon përkufizimit të maleve në sensin e lartësisë Paketa e maleve është nocion më i gjerë sa i përket zhvillimit ekonomik lokal në të gjithë territorin e vendit’ tha ai.
Për të dalë nga sikleti, ua ngeci bashkive, si institucioni që do të përcaktojnë se kush zonë do të përfshihet tek ‘paketa e maleve’
“Janë vetë bashkitë që e nisin procesin e zonave që janë prioritare për zhvillimin lokal. Qeveria në këtë moment bën miratimin e zonave. Janë po vetë bashkitë që ndjekin procedurat sa i përket zhvillimit në territory”
Ligji parashikon që bashkitë janë nismëtare të procedurës që do të çojë në kalimin e pronave shtetërore apo private në pronësi të “investitorëve”, duke i kërkuar qeverisë që tokat në territorin e tyre të shpallen “zona zhvillimi”.
‘Paketa e Maleve’ e promovuar si ringjallje e zonave rurale përmes dhënies me qira të tokave publike për palë të treta, kryesisht investitorë strategjikë nuk zgjidh konfliktin social të tokës, atë të ndarjes me ligjin 7501, ndërkohë që në këto toka mund të ketë pronar të trashëguar. Tepër e diskutueshme është dhe procedura e cila parashikon që nëse komuniteti nuk reagon brenda 45 ditëve atëherë zona merret për investim nga palët e treta.
Edhe ministri e pranoi se ky ligj nuk zgjidh çështjen e pronësisë ndërsa mungon një inventar i plotë dhe i qartë mbi pronat publike dhe mbivendosjet e tyre. Kjo paqartësi mbi statusin e pronësisë ka bërë që vendimmarrjet për dhënien me qira të tokave të krijojnë tashmë konflikte të reja, midis pronarëve të vërtetë dhe qirramarësve të shtetit.
Lexo dhe: 'Paketa e Maleve', pa inventar pronash/ Si ringjallja rurale po kthehet në konflikt pronësie
Gazetari: Në lidhje me problematikat e pronësisë: Një pjesë janë ndarë me ligjin 7501, ndërkohë që në këto toka mund të ketë pronar. Si do ta zgjidhë paketa e maleve këtë problematikë.
“Paketa e maleve nuk është nismë për zgjidhjen e pronësisë, që ti mbivendoset ligjit 7501, është instrument për zhvillimin lokal. Duhet të kuptojmë dy momente, nuk ka në asnjë rast mundësi që paketa e maleve t’i mbivendoset një toke që është pronë private e regjistruar.
Çdo aplikant duhet të plotësojë dy kushte, ose duhet ta ketë zotëruar atë territor për së paku 10 vite, ose me dijeni të gjerë të publikut, si në veri, ku njerëzit i kanë ndarë tokat, dhe nuk ka asnjë pronar privat. Procesi ka disa tregues, sidomos për të garantuar që komuniteti të jetë i përfshirë duke përfshirë afatin 45 ditor public që cdo aplikant e ka bërë. Nëse gjatë këtij afati 45 ditor ka kontestim procesi automatikisht pezullohet. Besoj se ligji I ka ‘valvulat e sigurisë’ e garancia është bashkia që duhet të garantojë përfshirjen e komunitetit gjatë këtij procesi.
Për ekspertët ligji është kontravers i ngjashëm me atë të “Investimeve Strategjike” që ka ngjallur shumë kritika dhe kundërshtime
Ndërkohë Opozita e ka akuzuar qeverisë se po ndërmerr një nismë “klienteliste” që tenton t’u marrë pronën qytetarëve për t’ua dhënë atë oligarkëve. Në dhjetor 2025 kreu i PD-së Sali Berisha akuzoi Ramën se po shndërron Paketën e Maleve në paketën e drogës dhe mafies”
© SYRI.net