Kryeministri Edi Rama ishte sot pjesë e edicionit të dytë të MatchMaker Albania, ku nuk i kurseu batutat me investitorët e huaj, të cilët ishin pjesë e këtij eventi.
Ai i ftoi ata që të provojnë rakinë që Shqipëria t’ju duket më e mirë dhe të harrojnë problemet e saj si korrupsioni apo krimi i organizuar.
“Sot në stendën ‘takohu me qeverinë’ nuk do të gjeni vetëm raki, por do të gjeni pak raki, edhe pse nuk është më e nevojshme për t’ju dhënë entuziazëm kur vini në Shqipëri, provojeni, do t’ju bëjë që Shqipëria t’ju duket edhe më e mirë, por efekti më i madh apo më i shkëlqyer i saj është që do t’i sjellë të gjithë në qejf e të mos vuajnë artificialisht për këtë problemin tonë, korrupsionin dhe krimin e organizuar”, tha Rama.
Batutat bajate të Ramës dhe që nuk kanë asnjë pikë serioziteti për postin që përfaqëson ai i përsërit vazhdomosht, sidomos në takime me ndëkombëtarët. Sepse ne takimet me grupin e tij në PS u thote do tu shkatërroj po me dolët kundër, siç u shpreh para marrjes në mbrojtje politike për Belinda Ballukun nën hetim nga SPAK.
Rama gjithashtu falënderoi edhe investitorët gjermanë duke dhënë edhe lajmin se shumë shpejt do të vijë në Shqipëri, rrjeti gjerman i supermarketeve LIDL.
“Njerëzit e LIDL që janë këtu, po punojnë me ne dhe shpejt do të çelin mjedisin e tyre të parë, objektin e tyre të parë dhe ashtu siç më thotë dikush, kur vijnë gjermanët, vërtet je në një nivel tjetër”, u shpreh kreu i qeverisë.
Siç duket e ka shumë të qartë që dosjet e mëdha të korrupsionit janë sidomos nën vëzhgimin gjerman, prandaj edhe e përmend. Kemi parasysh këtu momentin kur i uli ne krah ambasadores amerikane gjatë një ceremonie Belinda Ballukun për të cilën prokuroia e posaçme kërkon arrestimin për vjedhjen e parave publike.
© SYRI.net