Nga Shkodra, deputetja e PD Jorida Tabaku, teksa zhvilloi një takim me të rinjtë, tha se PS nuk është model për promovimin e të rinjve në politikë.
Ajo theksoi se kjo forcë politike nuk ka asnjë standard meritokracie, ndërsa modeli i ndjekur nga socialistët ka ulur cilësinë e debatit parlamentar.
Një mesazh Tabaku kishte dhe për Salianjin, ku kërkoi nga ky i fundit që betejëën për PD, ta bëntë brenda partisë dhe jo në studiot televizive.
“E kam ndjekur në media diskutimin e zotit Salianji dhe kërkesa ime për të është që betejën ta bëjë në PD, boll ka vuajtur PD këto vite për betejë të bërë në studiot televizive. Për mua ky debat duhet të bëhet brenda PD, kur bëhet jashtë është shqetësuese", theksoi ligjvënësja demokrate.
Tabaku ishte e ftuar në Shkodër në një takim me Akademinë e Lidershipit Rinor, me temë: ‘Meritokracia kundër sistemit, si ndërtohet një karrierë pa kompromis në Shqipëri’.
© SYRI.net