Cara: Përplasje me drejtësinë dhe presion ndërkombëtar, Rama në qendër të akuzave për korrupsion

17:03, 25/03/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Deputeti i Partisë Demokratike, Igli Cara, në një intervistë për Syri TV me moderatorin Edvin Parruca, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka ndryshuar qëndrim ndaj drejtësisë dhe po mbron korrupsionin brenda qeverisë.

Sipas tij, përplasja mes mazhorancës dhe organeve të drejtësisë është bërë e dukshme, ndërsa kritikon edhe deklaratat ndërkombëtare që, sipas tij, tentojnë të fajësojnë shoqërinë shqiptare për një fenomen që lidhet drejtpërdrejt me qeverisjen.

Igli Cara: Atëherë është e vërtetë që ndryshe nga ç'e kemi dëgjuar më parë kryeministri Rama në këto vite, kur deklaronte që do të ishte i hapur, ai, por dhe qeveria, por dhe grupi parlamentar ndaj drejtësisë, së fundmi është parë që kjo nuk është e vërtetë. Të gjithë kemi parë se si ai së bashku me grupin parlamentar, duke përdorur forcën e kartonit, ka marrë në mbrojtje zonjën Balluku. Është e vërtetë që ka një përplasje të organeve të drejtësisë me mazhorancën. Gjithashtu është e vërtetë që, ajo që thatë, që në Bashkimin Europian tanimë çështja e Ballukut është temë e ditës. Dhe është për të ardhur keq deklarata e zonjës Kos kur deklaroi që mbi të gjitha është dhe problem i vendit tonë çështja e korrupsionit që është e pranishme. Në fakt, është deklaratë e rëndë. Po e vërteta është ndryshe, ku shkon në të njëjtën linjë në fakt me atë çfarë thotë dhe Rama.

Çuditërisht, Rama nuk ka faj kurrë për korrupsionin, nuk kanë faj as vartësit e tij, por qenka faji tek shqiptarët. Shqiptarët, sipas Ramës, e pranojnë, dhe janë të gatshëm të bëjnë korrupsion. Kjo tregon më së miri edhe mentalitetin e kësaj mazhorance në fakt, kur do t'i shmanget përgjegjësisë për të cilën ajo thotë që është votuar. Në qoftë se je, ke një mazhorancë, dhe ne jemi republikë parlamentare, ke dhe qeverinë, dhe aq më tepër siç e dimë gjen ndërhyrje te çdo pushtet, atëherë pyetja është: përse është shtuar korrupsioni? Sepse të gjithë biem dakord që në çdo kohë mund të ketë pasur korrupsion, por këtë lloj korrupsioni galopant, kur janë aktorë kryesorë pikërisht Rama, së bashku me shpurën e tij, nuk e kemi pasur kurrë.

Dhe kjo është pyetja. Pse është shtuar tani korrupsioni? Pse shqiptarët tanimë kanë zgjedhur mos e përballojnë dot më këtë korrupsion dhe të kemi edhe shpopullim? Pse Shqipëria është më e varfër? Këto përgjigje në fakt duhet t'i japë zoti Rama dhe mos të nxjerri... Dhe deklarata e zonjës Kos në fakt është trishtuese, po mendon që një përfaqësuese e Komunitetit Europian të japë një deklaratë të tillë dhe të bëjë fajtor këtë vend, që sipas saj pranon korrupsionin. Jo, shqiptarët nuk e pranojnë korrupsionin. Pikë së pari, opozitarët nuk e pranojnë korrupsionin. Një pjesë e heshtur, po e po, ato që vuajnë, që janë pika e hallit, patjetër që nuk e pranojnë korrupsionin. Por, a ka një qeveri që i mbron nga korrupsioni? Absolutisht që jo, përkundrazi është aktore kryesore kjo qeveri në korrupsion dhe prandaj jemi në këtë gjendje. Pra, dhe po të shihni dhe më vete çfarë po ndodh me zotin Rama. Kemi pasur një narrativë të zotit Rama edhe në fushatë, ju kujtohet që përdorte shpesh atë të pashaportës europiane, ju kujtohet? Tanimë, kohët e fundit, zoti Rama e ka tërhequr, është tërhequr nga kjo gjë. Sepse ka hasur në një pengesë të fortë.

Kurrkush nga Bashkimi Europian nuk mund të pranojë një vend si Shqipëria, kur ka një kryeministër si zoti Rama, i cili pengon drejtësinë për të bërë punën, apo jo? Dhe kur kemi fakte tanimë të vërtetuara të përfshirjes së kësaj qeverie në korrupsion. Dhe nuk mund të thuash që tanimë ne nuk jemi të gatshëm, dhe aq më tepër të shkosh në një linjë me Vuçiçin, që nga varianti europian tani dalim që nuk ka ndonjë problem po nuk shkuam në Europë. Pra kjo tregon që e gjithë narrativa e zotit Rama tani është transformuar. Kemi gjithmonë, kemi dy Rama. Rama para zgjedhjeve dhe Rama pas zgjedhjeve. Gjithashtu kemi dhe mbrojtjen me forcën e kartonit të korrupsionit qeveritar të kësaj mazhorance.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco