Prokuroria turp që mbylli sytë dhe nuk heton policinë e kthyer si SS paramilitare hitleriane!

Prokuroria turp që mbylli sytë dhe nuk heton policinë e kthyer si SS paramilitare hitleriane!

14:48, 25/03/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Nga Petrit Vasili/

Policia e shtetit nën trysninë e histerisë dhe paranojave të Ramës është shndërruar në një trupë, që vepron si organizëm paramilitar i ngjashëm si dy pika uji me repartet Schutzstaffel ose shkurt SS të Hitlerit, që dikur rrëmbenin dhe dhunonin egërsisht hebrenjtë dhe kundërshtarët politikë.

Dhuna e saj e çfrenuar, përdorimi i horrave civilë të paidentifikuar me xhupa dhe kapuçë të zinj, që rrëmbejnë protestuesit, janë prova flagrante të një policie të zhytur në antiligj.

Policia e shtetit është shndërruar në repart politik i Rilindjes njëlloj si SS hitleriane, që shtyp e dhunon opozitën duke shkelur çdo ligj.

Shteti ligjor dhe liritë më bazike të garantuara nga Kushtetuta janë nën presionin më të egër se kurrë ndonjëherë nga paligjshmëria dhe kriminelët e infiltruar nga politika rilindase në polici.

Arrestimet e paligjshme janë kthyer në një mjet të egër represioni të paligjshëm dhe policia është më e damkosur se kurrë në historinë e pluralizmit.

Drejtuesit e policisë veprojnë si gangsterë me uniformë dhe imazhet, fotot dhe filmimet për ta po bëjnë xhiron e mediave botërore.

Prokuroria është përpara një përgjegjësie shumë të madhe sepse ka mbyllur totalisht sytë dhe është kthyer në zgjatim të policisë dhe qeverisë.

Asnjë hetim për drejtuesit rrugaçë të policisë, që janë bërë pjesë e dhunës dhe paligjshmërisë.

Asnjë hetim për arrestimet e paligjshme edhe të të miturve apo qytetarëve pa asnjë lidhje me protestën.

Asnjë hetim për dhunën ndaj qytetarëve të vetmuar të sulmuar nga grumbuj policësh të eksituar në sytë e të gjithë medias dhe shqiptarëve.

Asnjë hetim për xhupzinjtë naziskinë që rrëmbejnë hapur protestuesit edhe përpara kamerave të mediave.

Në të kundërt, prokurorët hetojnë deputetë opozitarë dhe arrestohen qytetarë të thjeshtë protestues vetëm për të bërë presion politik.

Prokuroria duhet të veprojë urgjentisht dhe të kthehet në shinat e Kushtetutës dhe ligjit, sepse është kthyer realisht në legjitimuese e paligjshmërisë, si dhe i ka krijuar alibi kriminale veprimeve mafioze të policisë kundër demokracisë dhe të drejtave të qytetarëve.

Shteti nuk është pronë as e Ramës dhe as e policisë, ndaj mosveprimet e prokurorisë e ngarkojnë atë me përgjegjësi edhe për përshkallëzimin shumë të rrezikshëm të tensionit social.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco