‘Nga seria ‘Noc Rroku’, varianti (anti)europian!’, Bardhi nxjerr videon: Edi Rama kundër Edi Ramës, prioritet ka...

‘Nga seria ‘Noc Rroku’, varianti (anti)europian!’, Bardhi nxjerr videon: Edi Rama kundër Edi Ramës, prioritet ka...

14:24, 25/03/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka reaguar përmes një video të shkurtër të postuar në rrjetet sociale, për të ironizuar kryeministrin Edi Rama mbi premtimet e pambajtura të këtij të fundit ndaj qytetarëve shqiptarë.

Bardhi shkruan se në një kohë kur një kryeministër si Edi Rama përdor pushtetin për të vjedhur qytetarët e vet, ai nuk mban dot asnjë premtim.

‘As atë më të madhin e jetës së tij politike: Shqipëria anëtare e BE-së brenda vitit 2030’, thekson Bardhi.

Edhe pse para zgjedhjeve premtoi pasaportë europiane, të drejta politike dhe votë në Parlamentin Europian, sot, shkruan Bardhu, Rama po u tregon shqiptarëve “noc rrokun”.

‘Sepse prioriteti i tij nuk është lufta kundër korrupsionit, por mbrojtja me votë e tij. Nuk është pavarësia e drejtësisë, por kontrolli i sistemit. Nuk është mirëqenia e shqiptarëve, por mbajtja e pushtetit me çdo kusht’, shkruan kreu i Grupit Parlamentar të PD.

Reagimi

Nga seria ‘Noc Rroku’, varianti (anti)europian!

Kur një kryeministër si Edi Rama përdor pushtetin për të vjedhur qytetarët e vet, ai nuk mban dot asnjë premtim. As atë më të madhin e jetës së tij politike: Shqipëria anëtare e BE-së brenda vitit 2030.

Para zgjedhjeve premtoi pasaportë europiane, të drejta politike dhe votë në Parlamentin Europian, ndërsa sot u tregon shqiptarëve “noc rrokun”.

🔺Sepse prioriteti i tij nuk është lufta kundër korrupsionit, por mbrojtja me votë e tij. 🔺Nuk është pavarësia e drejtësisë, por kontrolli i sistemit. 🔺Nuk është mirëqenia e shqiptarëve, por mbajtja e pushtetit me çdo kusht.

Dëgjoni Edi Ramën kundër Edi Ramës. Vetëm një vit diferencë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco