Katër pyetje dhe një ftesë për gazetarin Xhevahir Zhabina

Katër pyetje dhe një ftesë për gazetarin Xhevahir Zhabina

12:59, 25/03/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Nga Ilir Meta/

I nderuar Z. Xhevahir Zhabina, rastësisht ju ndoqa sot në MCN TV, në studion e koleges tuaj Znj. Aida Toncica, ku ishte i ftuar edhe avokati im, Z. Kujtim Cakrani, ku diskutuat për çështje të ndryshme, por edhe për çështjen time.

Lidhur me çështjen time, nuk më shqetëson fare fakti që ju mund t’ju duket normale vazhdimi i paraburgimit tim edhe pse kanë kaluar 18 muaj.

Por si gazetar që jeni dhe meqënëse ishit në studion e Znj. Toncica, a ju duket normale, që as unë dhe as avokati im, nuk kemi marrë ende zyrtarisht vendimin e dënimit tim nga Komisioni Disiplinor i IEPV “Jordan Misja”, pse fola nga telefoni i burgut, nëpërmjet telefonit të avokatit, me gazetaren Toncica?

A ju duket normale, jo mënyra e rrëmbimit tim, se për atë është shprehur edhe Avokati i Popullit dhe institucione të ndryshme, por fakti se pas 18 muajsh kallëzimi ynë për këtë çështje ende fle në prokurori dhe askush nuk mban përgjegjësi?

A ju duket normale, që kryetari i një partie opozitare, ish-President i Republikës, ish-Kryetar i Kuvendit dhe ish-Kryeministër për 18 muaj të mos lejohet t’i përgjigjet asnjë kërkese për intervistë televizive të çdo gazetari, kur kjo gjë ka ndodhur shumë herë nga burgjet e Rusisë me Navalny dhe Khodorkovsky e shumë opozitarë të tjerë?

A është normale që as numri i telefonit të Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë së Lirisë, Z. Tedi Blushi, që ishte i regjistruar në mënyrë të ligjshme dhe u ç’regjistrua nga administrata e IEPV “Jordan Misja”, ende nuk është i dispononueshëm për komunikim me mua edhe pse kjo shkelje është evidentuar nga Avokati i Popullit? Se nuk po përmend edhe dhjetëra shkelje të tjera.

Jemi në rastin kur nuk ka prengim të drejtësisë, por ka pengim të demokracisë, të pluralizmit politik dhe shkelje të të drejtave politike dhe të njeriut.

Në çdo rast, ju jeni i mirëpritur nga unë në çdo seancë të gjykimit në themel dhe me këtë rast shumë përshëndetje edhe kolegës tuaj znj. Aida Toncica, e cila më ka “dënuar” pa dashje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco