VIDEO/ Demiraj: Lufta e SHBA me Iranin, një konflikt me ndikim global, nga paqja humbet vetëm Izraeli

20:09, 24/03/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Koloneli dhe eksperti i sigurisë, Dritan Demiraj, ishte i ftuar në Edicionin ‘Ora 19’ në SYRI TV me moderatoren Armela Ferko, ku analizoi zhvillimet më të fundit në Lindjen e Mesme dhe ndikimet e tyre globale.

Demiraj deklaroi se Iranianët kanë kryer sulme ndaj Dimonës dhe infrastrukturës kritike të ishullit Kark, si dhe ndaj zonave të rëndësishme për gazin e lëngët, përfshirë Ras Laffani në Katar. Ai shtoi se qendrat nukleare iraniane gjithashtu janë prekur nga sulmet, ndërkohë që ka tre ditë që sulmet ndaj Dimonës vazhdojnë.

Eksperti theksoi gjithashtu se në këtë konflikt po ndodh një ‘luftë dizinformimi’, ku secila palë përpiqet të mbulojë dështimet dhe të theksojë sukseset e veta, duke e bërë vlerësimin e situatës një sfidë për analistët.

Sipas Demirajt, Pakistani po luan një rol kyç për momentin, për shkak të marrëdhënieve të mira me Iranin, por që janë armiqësore me Izraelin. ‘Nëse marrëdhëniet janë armiqësore me Izraelin, kjo nënkupton tension edhe me Shtetet e Bashkuara të Amerikës,’ tha ai.

Ai nënvizoi gjithashtu se kostoja e luftës po rritet për të gjitha palët, duke përfshirë SHBA-të, Iranin dhe Izraelin. Dobësimi i sistemeve të mbrojtjes, sulmet me raketa balistike dhe dronë nga Irani, dhe aktiviteti i Hezbollah, i cili po kryen deri në 50-60 sulme të suksesshme në ditë, po e komplikon situatën dhe po shtyn palët drejt negociatave.

Megjithatë, Demiraj theksoi se Izraeli është pala që nuk përfiton nga ky konflikt.

‘Iranianët goditën Dimona. U godit infrastruktura e ishullit Kark. Shkatërruan, goditën qytetet, një nga zonat më të rëndësishme të botës të ëh, gazit të lëngët, që është Ras Laffani në Katar. U goditën ëh, qendrat nukleare të Iranit. Ka tashmë prej tre ditësh, tre ditësh që goditet Dimona.

U vranë përfaqësuesit politik të Iranit, janë vrarë drejtues të lartë të Izraelit, pavarësisht se jemi në një rast unik të luftës së dizinformacionit, ku secila palë është në garë kush të gënjejë më shumë dhe secila palë kush të mbulojë më shumë, kush të tregojë më shumë suksese dhe kush të mbulojë më shumë dështimet e saj.

Për momentin, Pakistani ka një marrëdhënie ekselente me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Por armiqësore në ekstrem me Izraelin. Dhe sigurisht, në rast se marrëdhëniet i ke armiqësore me Izraelin, nënkuptohet që i ke armiqësore dhe me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Natyrshëm lind pyetja: Pse po përdoret Pakistani në këtë moment? Po përdoret Pakistani në këtë moment sepse për momentin marrëdhëniet midis Iranit dhe Pakistanit, marrëdhënie kanë qenë shumë të mira, të dyja siç e dinë republika islamike, por të gjitha palët janë të dëshpëruara. Për këtë të garantoj.

Qoftë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në kuptimin që kostoja rritet, kostoja e luftës po rritet shumë, po më i dëshpëruar se të gjithë është Izraeli dhe Irani. Irani për arsye sepse është përballë me një shkatërrim të të gjitha përmasave, shumëdimensional. Po edhe Izraeli në raport me territorin, në raport me sipërfaqen dhe me atë që njihet si thellësi strategjike, që nuk ka, që nuk ka thellësi strategjike dhe përvijoj.

Dobësimi i sasisë të interseptorëve, sulmet masive, taktikat e zgjuara që po përdor Irani me raketa balistike dhe dhe dron, kombinimi me sulmet e Hezbollahut, i cili po bën hiç më pak se 50-60 sulme të suksesshme në ditë. Të gjitha këto po bëjnë që të gjitha palët të kërkojnë të ulen në negociata.

Dhe vetëm një palë këtu nuk përfiton, është Izraeli i cili e ka ndarë mendjen, objektivi i të cilit ishte rrëzimi i qeverisë dhe balkanizimi, faza e dytë, balkanizimi i Iranit.

Pa diskutim e kemi thënë. Unë kam guxuar ta them që ditën e parë, kjo është lufta që ishte në interes të Izraelit. Këtë e ka deklaruar zyrtarët më të lartë amerikanë, përfshirë ai që ishte dhe ish-drejtori i Qendrës Kombëtare të Kundërterrorizmit, Joseph Kent’, tha koloneli Dritan Demiraj gjatë bisedës në SYRI TV.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco