'Nuk duhet të tolerojmë fyerje ndaj kombit' Shehaj: Politika shqiptare duhet të reagojë ndaj Marta Kos

19:07, 24/03/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Deklarata e zyrtares evropiane Marta Kos, e cila e cilësoi korrupsionin si “problem shoqëror” në Shqipëri, ka nxitur reagime.

Në një prononcim për studion “Task Forcë”, ekspertja e ekonomisë Brisida Shehaj e konsideroi deklaratën si të rëndë dhe fyese, duke theksuar se përgjegjësia për korrupsionin nuk mund t’i atribuohet një populli të tërë.  Ajo kritikoi edhe mungesën e reagimit nga politika shqiptare.

Sipas saj, përgjegjësia për korrupsionin është individuale dhe jo shoqërore, ndërsa bëri thirrje për reagim më të fortë nga institucionet dhe shoqëria.

Shehaj:

Ne prej kohësh flasim si për shoqërinë civile që e financon edhe dikur Sorosi, deri vonë Sorosi, po bashkë edhe me Bashkimin Evropian me shumë projekte që kishin dhe shumë ambasada të tjera, një shoqëri civile që nuk ekziston. Se gjithë këto fondet dhe gjithë këto financimet që bëheshin për shoqërinë civile ishte që të përmirësonin pra, jetën e shqiptarëve, që t'i jepnin shqiptarëve me dijen e plotë të të drejtave të tyre, që kishin të drejtë të zgjidhnin, që femrat të emancipoheshin, që korrupsioni ishte i keq, që drejtësia ishte e mirë. Nëse e mbani mend ju sa shoqata kishte që firmosnin për këtë reformën në drejtësi. Dhe ndërkohë, këta ë ndërkombëtarë, këta, ku di unë, çfarë t'i them, nuk kam fjalë. Këto struktura, këto financime, këto para amerikane, këto para zvicerane, këto para evropiane, nuk na paskan ndihmuar pra.

Dhe këta zyrtarë evropianë vijnë sot dhe si qisi, pa, pa i u dridh qerpiku, arrin dhe përcakton një popull të tërë, një shoqëri të tërë që thotë, e kam problem shoqëror. Pra, që t'i thuash një populli që ti je hajdut dhe ke shtyllë kurrizore, për mua kjo është shumë e rëndë. Dhe problemi më i madh që kemi ne është që ne nuk reagojmë më për këto gjëra. Pra, askujt nuk i bën më përshtypje kjo gjë që na vjen tani na thotë Marta Kosi.

Dhe unë për shembull, se Gentia është aty, që e përshëndes shumë, unë do të doja që Partia Demokratike, jo me status Facebook-u, se e ç'bën Gaz Bardhi, Partia Demokratike duhet të ishte ngritur, të gjithë deputetët të ishin ngritur në këmbë sot, te Bashkimi Evropian, te Komisioni Evropian, te ky Gonzalo, se ky unë vetëm këtij, vetëm një intervistë sinqerisht, dhe e kam të sinqertë atë që kam shkruajtur realisht. Një intervistë ky që i bëri bujë ky, si lash gruan u martova me këtë që kam tani. Domethënë, unë nuk di unë që ky zotëria të ketë dalë të ketë folur shqip, përveç ndonjë gjë të çensishme pra, por që të jetë shpërndarë masivisht.

Pra, na mësoi ne një anë kulturore që edhe e kemi edhe s'e kemi.

Por ka diçka. Ne nuk duhet të biem, mendoj unë, në në grackën e të bënit logjik apo të argumentojmë që këta duan të justifikojnë Edi Ramën. Ne si shoqëri, si politikë, si individ, si shqiptarë, duhet të refuzojmë masivisht këta diplomatë, të cilët nuk na e kanë jetën në dorë, se jetojnë vetë. Se po t'ishte për këta, vazhdon akoma Edi Rama dhe ne i bie të vdesim e të shpopullohemi edhe të asimilohemi si popull. Njëra thoshte hani bar, kjo tjetra na nxjerri injorantë, e na nxjerr të korruptuar, e na nxjerr... Pra, në momentin që ne si shoqëri, edhe Partia Demokratike apo dhe partitë opozitare, këto të tjerat që janë në gjumë me thënë të drejtën, s'ke ç'të thuash për gjëra.

Por ne nuk duhet në asnjë formë të lejojmë dhe të tolerojmë që të fyehemi si popull. Është e tepërt dhe nëse ne nuk vazhdojmë të ndërgjegjësojmë popullin, kush ka mundësi, kush është ai që e quan veten intelektual, ai që ka mundësi të dali publikisht, t'i japi zë këtij populli dhe t'i thotë "ore bërtit, sepse ti nuk je i korruptuar, i korruptuar është ky, është ky individi që është në Kryeministri". Ne duhet të heqim kompleksin e përgjigjes me këta individë. Marta Kosi apo Marta Dhalla, do ishte në Shqipëri, rrezik s'do flisnim as në rrugë. Nuk i bëjnë njerëz më të mirë se ne pozicionet që kanë, rrogat që marrin në Bashkimin Europian dhe tallet apo çokat që merr Marta Kosi e Marta Dhalla e Goxhja e kushdo qoftë nga qeveritë shqiptare apo qeveri të tjera. Ne nuk duhet dhe PD-ja, dhe ne, dhe media, duhet të reagojmë menjëherë, maksimalisht.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco