Deklaratat e Marta Kos/ Bardhi: Qeveria e Edi Ramës mban përgjegjësi për korrupsionin, jo shqiptarët

Deklaratat e Marta Kos/ Bardhi: Qeveria e Edi Ramës mban përgjegjësi për korrupsionin, jo shqiptarët

16:07, 24/03/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kryetari i grupit Parlamentar i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas deklaratës së Komisioneres për Zgjerimin Marta Kos lidhur me situatën e korrupsionit në Shqipëri dhe procesit të integrimit.

Në një reagim në rrjetet sociale, Bardhi e cilëson të papranueshëm çdo interpretim që, sipas tij, e bën bashkëpërgjegjëse shoqërinë shqiptare, duke theksuar se qytetarët nuk e pranojnë korrupsionin dhe se përgjegjësia është individuale, duke drejtuar akuzat nga qeveria e kryeministrit Edi Rama.

Reagimi i Gazment Bardhit:

REAGIM I DETYRUAR! 
I pabesueshëm qëndrimi i Komisioneres së Zgjerimit znj. Marta Kos, që është shpërndarë në median shqiptare në vijim të një interviste të saj në Politico, që bën bashkëpërgjegjës për korrupsionin e Edi Ramës shoqërinë shqiptare.
Jo e nderuar znj. Komisionere;
Shoqëria shqiptare nuk e pranon korrupsionin, shqiptarët nuk janë të korruptuar.
Përgjegjësia për korrupsionin dhe pranimin e mbrojtjen e tij është vetëm personale e Edi Ramës. Korrupsionin e Belinda Ballukut nuk e kanë pranuar shqiptarët, por e ka mbrojtur Edi Rama me deputetët - kartona në Kuvendin e Shqipërisë. SPAK nuk po e pengon shoqëria shqiptare të luftojë korrupsionin, por po e pengon Edi Rama që po ndërhynë në hetimet e një çështje konkrete.
Ju nuk keni asnjë të drejtë të fyeni shoqërinë shqiptare, që është populli më proeuropian në botë. Ne e përbuzim përgjithësimin dhe vlerësimin tuaj për shoqërinë shqiptare, dhe kërkojmë me këmbëngulje distancimin e institucioneve europiane mbi përgjithësime të tilla të papërshtashme për shqiptarët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco