SYRI TV/ Berisha: Rama përgjegjës për çmimin e naftës, çmimi në Shqipëri 60% më shumë se në rajon

15:57, 24/03/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Lideri i opozitës, Sali Berisha, denoncoi se çmimi i naftës në Shqipëri është 60% më i lartë se në Maqedoninë e Veriut dhe Kosovë, për shkak të taksave të vendosura nga Edi Rama dhe kontrabandës së naftës, që kontrollohet nga njerëz me pushtet. Kryedemokrati theksoi se Shqipëria është një vend naftëmbajtës me burime të konsiderueshme dhe me porte që mundësojnë import me kosto të ulëta, por rritja e çmimit ndodh për shkak të abuzimeve dhe përfitimeve të pakontrolluara.

Berisha njoftoi se PD ka gati një paketë masash për uljen e barrës fiskale mbi naftën dhe paralajmëroi protestën e radhës. Ai akuzoi qeverinë se çmimi i lartë i karburantëve nuk prek vetëm ata që kanë vetura, por edhe të gjithë qytetarët për shkak të efektit zinxhir që rrit çmimin e ushqimeve.

Në komunikimin me gazetarët, Berisha deklaroi se opozita do të vazhdojë me “kryengritje paqësore” dhe do të përdorë forma të reja proteste, ndërsa paralajmëroi Edi Ramën se nuk do të shpëtojë dot nga vullneti i qytetarëve.

Kryedemokrati gjithashtu kishte një qëndrim të prerë lidhur me projekligjin e PS-së për referendumet, duke e konsideruar një instrument të qeverisë për të kontrolluar proceset demokratike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco