Ka nisur seanca e radhës në themel për Erion Veliaj dhe të pandehurit e tjerë, ku ai nuk është paraqitur personalisht në sallë.
Në këtë proces, Veliaj përfaqësohet nga Plarent Ndreca, të cilin e ka zgjedhur si mbrojtës ligjor edhe pse është nën akuza për korruspion kur punonte në administratë.
Në seancë është e pranishme edhe avokatja Valentina Todoresku.
Sipas deklarimit të tij, Veliaj ka kërkuar të mos jetë i pranishëm fizikisht në seancë, duke u përfaqësuar nga avokati i tij.
Ndërkohë, në këtë seancë, SPAK përfaqësohet nga prokurorët e posaçëm Altin Dumani dhe Ols Dado.
© SYRI.net