‘Shuplaka’ e radhës për Ramën? Komisionerja Marta Kos: Po monitorojmë rastin ‘Balluku’

‘Shuplaka’ e radhës për Ramën? Komisionerja Marta Kos: Po monitorojmë rastin ‘Balluku’

14:35, 24/03/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Në një intervistë për Politico, komisionerja evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, ka komentuar zhvillimet e fundit në Shqipëri, duke u ndalur edhe te çështjet që lidhen me zëvendëskryeministren Belinda Balluku.

E pyetur për situatën aktuale, përfshirë hetimet e SPAK dhe rastet që përfshijnë ish-zyrtarë të lartë, Kos u shpreh mbështetëse për drejtësinë dhe ka theksuar se, “SPAK po bën një punë shumë të mirë dhe është normale që të ketë raste të tilla në këtë fazë,”.=

Komisionerja theksoi se institucionet evropiane po i ndjekin nga afër zhvillimet, duke përfshirë edhe rastet konkrete që janë në hetim, ndërsa nënvizoi se më e rëndësishme mbetet mënyra se si autoritetet reagojnë ndaj tyre.

Sipas saj, sfida kryesore për vendet kandidate nuk është vetëm ndërtimi i një kuadri të fortë ligjor kundër korrupsionit, por edhe ndryshimi i perceptimit në shoqëri.

“Mund të kesh legjislacionin më të mirë kundër korrupsionit, por nëse ai tolerohet nga shoqëria, atëherë kemi një problem tjetër,” theksoi Kos.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco