Berisha: Protestat do diversifikohen, jehona ndërkombëtare e tyre ka tërbuar narkoregjimin

Berisha: Protestat do diversifikohen, jehona ndërkombëtare e tyre ka tërbuar narkoregjimin

13:34, 24/03/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kreu i PD-së, Sali Berisha deklaroi se strategjia e opozitës për protestat e ardhshme do të diversifikohet dhe do shpallet së shpejti.

Ai theksoi se jehona ndërkombëtare e protestës së 22 marsit ka tërbuar, sipas tij, “narkoregjimin” dhe mbështetësit e tij, ndërsa ftoi qytetarët që t’i bashkohen betejës për interesat më jetike të tyre.

Fjala e tij:

Tani, strategjia do të shpallet. Ne jemi përcaktuar për diversifikimin dhe i qëndrojmë atij përcaktimi.

Forma e protestës së ardhshme do shpallet së shpejti.
Besoj se në rrafshin ndërkombëtar, ju jeni dëshmitarë vetë që me datën 22 mars në darkë, lajmet më kryesore pas luftës në Lindjen e Mesme, kanë qenë lajmet për betejën e qytetarëve të Tiranës kundër korrupsionit në Shqipëri.
E keni parë vetë se me çfarë dashamirësie dhe simpatie të madhe i kanë përcjellë, me çfarë korrektese.
Dhe kjo e tërboi narkoregjimin dhe puthadorët e tij, të cilët kaluan në marrëzira dhe absurditete, duke treguar lepurin në bark që u ka hyrë.
Vazhdon e pandërprerë beteja jonë.
Ftoj qytetarët të bashkohen me ne se janë interesat më jetike të tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco