Dita e sotme ka qenë një ditë e ngarkuar për Ministrin e Brendshëm, Besfort Lamallari, të cilin në mëngjes e ka marrë në takim Edi Rama dhe menjëherë pas kësaj në zyrën e tij ka mbërritur e Ngarkuara me Punë e SHBA-ve në Tiranë, Nancy VanHorn. Takimet përkojnë me ditën kur po zhvillohet edhe seanca e marrjes në pyetje të aplikantëve për postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.
Këto takime ngrejnë dyshime se përpjekjet e Ramës për të diktuar kreun e ri të policisë së shtetit nuk po kalojnë pa vëmendje nga partnerët ndërkombëtarë.
Kujtojmë se policia e shtetit shqiptar me ardhjen në pushtet të socialistëve ka njohur nivele kriminalizimi si kurrë më parë, aq sa shpesh nuk është parë as si partnere e besueshme për agjencitë ndërkombëtare të inteligjencës.
Pak kohë më parë, Agjencia Amerikane e Luftës Kundër Drogës, DEA, ftoi qytetarët shqiptarë që të njoftojnë direkt në një numër të dedikuar nëse kanë informacione për drogën apo për pastrimin e parave në Shqipëri, duke mos e lënë marrjen e informacionit tërësisht në dorë të organeve të sigurisë së shtetit shqiptarë, ku ndër më kryesorët është edhe Policia e Shtetit.
© SYRI.net