Blushi i uron ditëlindjen Metës: Lideri i pathyeshëm, patriot i palëkundur dhe burrë shteti

Blushi i uron ditëlindjen Metës: Lideri i pathyeshëm, patriot i palëkundur dhe burrë shteti

11:45, 24/03/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë  Tedi Blushi i ka uruar ditëlindjen kreut të kësaj force politike Ilir Meta që ndodhet ne burg.

“Me gjithë zemër uroj që kjo ditëlindje të shënojë edhe një kthesë të shpejtë drejt lirisë së merituar, aty ku e ka vendin, pranë njerëzve, mes bashkëpunëtorëve të tij besnikë, gjithmonë në shërbim të Shqipërisë dhe në mbrojtje të sovranitetit dhe interesit kombëtar”.

Mesazhi:

Edhe 100 pranvera të reja, të mbushura me shëndet të plotë, energji të pashtershme dhe mbarësi në çdo hap për Presidentin Ilir Meta, liderin e pathyeshëm, patriotin e palëkundur dhe burrin e shtetit me vizion të qartë, që i ka kushtuar jetën kauzave të mëdha kombëtare.

Sot, më i fortë se kurrë, ai qëndron si një simbol frymëzimi për Lirinë, Demokracinë dhe dinjitetin njerëzor, një zë i fuqishëm i qëndresës dhe rezistencës përballë padrejtësisë, së keqes dhe çdo forme autokracie.

Me gjithë zemër uroj që kjo ditëlindje të shënojë edhe një kthesë të shpejtë drejt lirisë së merituar, aty ku e ka vendin, pranë njerëzve, mes bashkëpunëtorëve të tij besnikë, gjithmonë në shërbim të Shqipërisë dhe në mbrojtje të sovranitetit dhe interesit kombëtar.

Malet tona më të larta mishërojnë qëndresën, fuqinë, pathyeshmërinë dhe fitoren e tij dhe Partisë së Lirisë.

LIRIA DO TË TRIUMFOJË SHUMË SHPEJT!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco