Italianët në Shqipëri e Kosovë pro reformës në drejtësi, ndryshe nga vota në Itali

Italianët në Shqipëri e Kosovë pro reformës në drejtësi, ndryshe nga vota në Itali

11:14, 24/03/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Nga Alba Kepi

Rezultatet e referendumit për drejtësinë në Itali tregojnë një kontrast të qartë mes votës brenda vendit dhe asaj të diasporës. Ndërsa në Itali ka fituar “Jo”-ja, duke ndalur reformën e propozuar nga qeveria e Giorgia Meloni, italianët që jetojnë jashtë vendit kanë votuar në shumicë për “Po”.

Sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga Ministria e Brendshme 55–56% e votuesve në diasporë kanë mbështetur reformën, ndërsa rreth 44% kanë votuar kundër saj. Ky orientim është në vazhdën e një tendence historike ku italianët jashtë vendit priren të mbështesin ndryshimet institucionale.

Analiza sipas rajoneve tregon dallime të forta:
Në Evropë dominoi “Jo”-ja (mbi 55%), me një rezultat shumë të ngushtë në Zvicra, ku “Jo” fitoi me një diferencë minimale. Në Amerikën Veriore dhe Qendrore, si dhe veçanërisht në Amerikën e Jugut, “Po”-ja fitoi bindshëm, duke arritur deri në mbi 70% në këtë të fundit. Në zonën që përfshin Afrikën, Azinë dhe Oqeaninë, gjithashtu dominoi “Po”-ja, megjithëse me diferencë më të ngushtë.

Këto të dhëna pasqyrojnë një realitet të njohur: komunitetet italiane jashtë Evropës shpesh më të integruara në sisteme të ndryshme institucionale – shfaqin një prirje më të fortë reformiste.

Pesha e kufizuar e diasporës
Megjithëse rezultati i diasporës është i qartë në favor të “Po”-së, ndikimi i tij në rezultatin përfundimtar ishte i kufizuar. Pjesëmarrja e ulët (rreth 20%) dhe pesha numerike më e vogël krahasuar me votuesit në Itali bënë që vota jashtë vendit të mos ndryshojë rezultatin kombëtar, ku “Jo”-ja fitoi me rreth 2 milionë vota diferencë.

Si votuan italianët në Shqipëri?
Në Shqipëria, rezultati definitiv i referendumit kushtetues 2026 për drejtësinë ka treguar një mbështetje të fortë për “Po”. Sipas të dhënave zyrtare:
• Po: 62,67%
• Jo: 37,33%
• Pjesëmarrja: 43,52%
Italianët në Shqipëri kanë qenë pjesë e këtij trendi reformist, duke mbështetur ndryshimet e propozuara në sistemin e drejtësisë italiane. Ky mbështetje e lartë tregon se komuniteti lokal italian, i cili shpesh ka eksperienca me sisteme të ndryshme ligjore, sheh vlerën e reformave për më shumë efikasitet dhe transparencë institucionale.

Image

 

Dhe Italianët në Kosovë votuan ndryshe nga italianët në vend, me 73,53% “Pro” reformës dhe vetëm 26,47% “Jo”.

Image

Dallimi mes votës në Itali dhe asaj në diasporë nxjerr në pah një hendek të rëndësishëm perceptimi. Ndërsa brenda vendit dominon një qëndrim më konservator ndaj reformave të drejtësisë, jashtë kufijve vihet re një hapje më e madhe ndaj ndryshimit.

Ky rezultat mund të shërbejë si një sinjal për politikën italiane: diaspora mbetet një aktor i rëndësishëm, me një vizion shpesh më ndërkombëtar dhe më reformist, që mund të ndikojë debatet e ardhshme për transformimin institucional të vendit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco