Një rast i rëndë, i bërë publik në emisionin “Stop”, hedh dritë mbi historinë e një qytetareje nga Tirana, e identifikuar si R.M, e cila pretendon se është përballur me padrejtësi të thella nga sistemi i drejtësisë.
Sipas saj, gjithçka nis rreth dy vite më parë, kur dhunohet nga ish-partneri, duke pësuar pasoja të rënda fizike dhe psikologjike, deri në humbjen e fëmijës që priste. Për shkak të gjendjes së rënduar, ajo nuk e denoncoi menjëherë ngjarjen.
Në vijim, ish-partneri ka bërë kallëzim ndaj saj për përndjekje në Prokurorinë e Tiranës, ndërsa çështja është marrë në shqyrtim nga prokurorja Rovena Zoto. R.M pretendon se për rreth 9 muaj nuk ka pasur dijeni për procedimin dhe është përballur papritur me akuzat në gjykatë.
Ajo deklaron se situata u tensionua më tej gjatë seancave gjyqësore, ku, sipas saj, pati përplasje me prokuroren, duke çuar deri në kërcënime dhe hapje të një procedimi tjetër penal ndaj saj. Pavarësisht ankesave në institucionet e drejtësisë, ajo thotë se nuk mori përgjigje.
Në një zhvillim tjetër, R.M shprehet se është kontaktuar në Facebook nga një anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Olger Eminaj. Komunikimi më pas ka vijuar në WhatsApp, ku, sipas materialeve të siguruara për SYRI TV, bisedat kanë marrë përmbajtje intime dhe të papërshtatshme për një zyrtar të lartë.
Komunikime të tilla janë zhvilluar edhe gjatë orarit zyrtar.
Pjesë nga bisedat –
“-E kush ka bërë gjumë tamam.
-Në fund çfarë bëre? S’më tregove..
-Do të vërtetën?
-Fjete me mendje të ngritur?
-Jo. Shkova në banjë dhe mbarova punë me b*** e tua në mendje!”
© SYRI.net