Ora luksoze dhuratë e ‘skifterit’/ Çim Peka demaskon Taulant Ballën, nxjerr VIDEO-n që tregon se telefoni është i tij

20:58, 23/03/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Gazetari dhe moderatori Çim Peka ka demaskuar kreun e grupit socialist në kuvend, Talant Balla, në lidhje me një denoncim të bërë javën e parë, ku tregoi një bisedë telefonikë të këtij të fundit me një ‘skifter’, ku i premtohej një orë luksoze, gjatë një emsioni në ‘Opinion’.

Në një reagim pas denoncimit, Balla mohoi të jetë telefoni i tij, duke paralajmëruar edhe një padi ndaj Pekës.

LEXO EDHE: EKSKLUZIVE - ‘E meriton pas asaj dite’/ Ora luksoze mijëra euro për Taulantin, kamerat kapin bisedën mes ‘skifterit’ dhe Ballës

Por në emisionin e sotëm në Çim Peka Live, moderatori nxori një video që fakton katërcipërisht se telefoni është i Taulant Ballës dhe biseda ishte e tij, dhe jo vetëm me ‘skifterin’ e orës por edhe me persona të tjerë edhe politikë socialistë.

LEXO EDHE: ‘Nuk është telefoni im’/ Çim Peka paralajmëron Ballën për orën luksoze: O personazh komik… të hënën video…

‘Meqënëse Taulanti thotë se nuk është telefoni im dhe do e dërgoi Pekën në gjyq, ja ku e ka dhe e pres në gjyq’, u shpreh Peka.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco