Mediu në Uashington: Diskutime mbi krimin, korrupsionin dhe bashkëpunimin NATO-SHBA në mbrojtje

Mediu në Uashington: Diskutime mbi krimin, korrupsionin dhe bashkëpunimin NATO-SHBA në mbrojtje

19:54, 23/03/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kryetari i Partia Republikane dhe deputeti Fatmir Mediu po zhvillon takime të ndryshme në Uashington, me përfaqësues të lartë amerikanë për çështje të sigurisë, mbrojtjes dhe situatës politike në Shqipëri.

Në Institutin Ndërkombëtar Republikan Amerikan (IRI), Mediu u takua me Stephen Nix dhe diskutoi mbi situatën e krimit, korrupsionit dhe mungesën e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme në vend, si dhe mbështetjen e IRI-së për bashkimin e opozitës shqiptare.

Në kuadër të aktiviteteve të Komisionit të Mbrojtjes në SHBA, ai zhvilloi diskutime edhe në Kongresin Amerikan me Kongresmenin Mike Turner, si dhe me përfaqësues të lartë të Pentagoni, përfshirë:

‘Në takim me drejtorin për Europën dhe Azinë z Stephen Nix në Institutin Ndërkombëtar Republikan Amerikan diskutuam për situatën e rëndë të krimit, korrupsionit dhe mungesës së zgjedhjeve të lira dhe të ndershme në Shqipëri dhe angazhimin e IRI në mbështetje të opozitës shqiptare dhe bashkimit të saj.

Në vazhdim të aktiviteteve të Komisionit të Mbrojtjes në SHBA zhvilluam diskutime në Kongresin Amerikan, ku përveç Kongresmenit Mike Turner, kryetar i delegacionit të Kongresit Amerikan në NATO, PA, diskutuam  dhe me përfaqësuesit e lartë të PENTAGONIT.

Z.David A. Baker, Zëvendës/Ndihmës Sekretar i Departamentit të Luftës për Politikën Evropiane dhe të NATO-s.

Znj. Katherine Katina, Zëvendës Ndihmës Sekretare Kryesore e Departamentit të Luftës për Bashkëpunimin Ndërkombëtar në Armatime.

Diskutimet u përqendruan në:

• Bashkëpunimi NATO-s (Transatlantik) në Industrinë e Mbrojtjes

 • Prioritetet e SHBA-së për kapacitetin industrial të mbrojtjes së aleatëve

 • Përshtatja e objektivave të kapaciteteve të NATO-s me realitetet industriale’, shkruan Fatmir Mediu në një postim të tij në rrjetet sociale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco